Aktuale
Ferizaj me festival të muraleve
Kryetari Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur përfaqësuesit e Festivalit të Muraleve “Mural Fest”.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me mbështetjen e festivalit nga Komuna e Ferizajt si dhe mundësinë e zgjerimit me aktivitete të kësaj ngjarje të rëndësishme në kulturën ferizajase, transmeton InfoKomuna.
Kryetari Aliu u shpreh se Ferizaj ka ndërtuar imazhin e ri, të qytetit kreativ, me iniciativa kreative nga komuniteti i artistëve dhe qytetarët.
“Ne do të mbështesim këtë festival dhe gjithë aktivitetet që janë të karakterit identitar për Ferizajn, ndër to edhe ky festival që i ka dhënë një gjallëri dhe imazh të ri qytetit. Mbështetja për artin dhe kulturën në këtë mandat qeverisës do të rritet. Ferizaj është qytet – qendër e aktivitetit kulturor dhe sportiv. Ne do të investojmë në këtë sektor me të gjitha kapacitetet komunale. E kam thënë edhe gjatë fushatës elektorale se kultura dhe sporti do të jenë avokatja më e mirë e mënyrës sonë të qeverisjes dhe mbështetja për këtë sektor nuk do të mungoj” theksoi kryetari Aliu.
Në anën tjetër, drejtuesit e festivalit “Mural Fest” kanë uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe falënderuan këtë të fundit për mbështetjen që po ofron për festivalin e muraleve në veçanti dhe kulturën e artin në përgjithësi.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh