Aktuale
Kryetari i Vushtrrisë i mbyllë të gjitha bizneset brenda Kalasë
Kohë më parë bëri bujë një vendim i ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me anë të së cilit i kishte lëshuar me qera hapësira e Kalasë së qytetit, nipit të vetë, për të hapur restaurant. E, brenda territori të Kalasë së Vushtrrisë kanë funksionuar edhe disa biznese të tjera.
Mirëpo, që nga sot të gjitha këto biznese nuk do të mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre, shkruan Ndërtimi.info.
Kjo pasi kryeatri i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka nënshkruar vendimin për anulumin e kontratave për shfrytëzin të hapësirës së Kalasë, pasi qiramarrësit nuk kanë respektuar ato.
“Sot kam nënshkruar vendimin për anulimin e 5 kontratave për dhënie në shfrytëzim të oborrit të Kalasë së qytetit për qëllim të ndërtimit të 5 kiosqeve aty nga operatorë privat. Këtë vendim e kam marrë bashkë me bordin e drejtorëve pasiqë qiramarrësit nuk i janë përmbajtur obligimeve kontraktuale. Për njoftimin tuaj, një pjesë e oborrit të Kalasë së qytetit i është dhënë me qira disa operatorëve privat gjatë kohës së fushatës elektorale nga pushteti i kaluar. Në takimin e fundit në Komunë me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës edhe ata e kanë mbështetur këtë vendim si të drejtë dhe në interes të mbrojtjes së trashigimisë kulturore”, ka bërë të ditur Tahiri.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale2 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë