Featured
Mustafa: Në këto 10 vjet Kosova ka përmirësuar infrastrukturën rrugore
Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për të arriturat e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë në aspektin ekonomik, por edhe për dështimet që shënuan këtë dekadë.
Ai ka thënë se në 10-vjetorin e shtetësisë, Kosova ka përmirësuar infrastrukturën rrugore por ka dështuar që të krijojë vende të punës si dhe të përmirësojë gjendjen në arsim e shëndetësi.
Profesori në Kolegjin “RIINVEST” Muhamet Mustafa, ka thënë se klasa politike më shumë ka bërë luftë për pushtet, sesa që ka punuar për të punuar në të mirë të vendit.
“Kosova ka të arritura, është zhvilluar infrastruktura rrugore deri diku, por e kemi një problem shumë të madh që ka të bëjë me dy çështje. Gjenerimi i vendeve të punës dhe deficiti i madh tregtar, nuk ka ndryshime esenciale në këtë gjë. Relativisht disa suksese janë në infrastrukturë, por politikat ekonomike kanë qenë të pafavorshme për prodhimin vendor, ku kemi pasur investime shumë të shtrenjta me vite”, tha Mustafa.
Ai në këtë intervistë ka thënë se sektori privat është e ardhmja e ekonomisë në Kosovë, por i cili duhet të përkrahet më shumë. “Ne ende investojmë pak, 25% është pjesëmarrja e investimeve në GDP, Kosova duhet të investojë deri në 32% “, theksoi Mustafa.
Profesori Muhamet Mustafa, ka thënë se gjatë dekadës së parë si shtet, Kosova ka dështuar në arsim dhe shëndetësi. “Për këto 10 vite të shtetësisë duhet të shohim se ku kemi dështuar. Pra kemi dështuar në shëndetësi, në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e prodhimit vendor dhe nxitjes së eksportit”, tha ai.
Mustafa ka folur edhe për sektorin e energjisë dhe projektin për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Ai ka thënë se Termocentrali “Kosova A” duhet të ndalet ndërsa Termocentrali “Kosova B” duhet të rivitalizohet si dhe sistemi energjetik i Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta përkrahin njëri tjetrin.
“Është e pafalshme që në shekullin XXI qytetarët të përballen ende me ndërprerje të energjisë, mungesë të ujit, këto duhet t’ia lëmë historisë. Secila qeveri duhet të mas veten me këto gjëra e jo me demagogji”, tha ai.
Mustafa ka thënë se është e pafalshme mos kompletimi i bordit të Trepçës nga ana e Qeverisë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh