Aktuale
Sylejmani tregon arsyet pse nuk respektohen rregullat e ndërtimit në Kosovë

As ligjet e as rregulloret që parashihen për ndërtimet në Kosovë nuk po respektohen nga investitorët. Mosrespektimi i rregullave në ndërtim po është problemi i vetëm dhe më i madhi, kështu është shprehur profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Hamdi Sylejmani.
Megjithatë ai ka theksuar se sikur në çdo lëmi tjetër edhe këtu po mungon implementimi i Ligjit dhe rregulloreve.
Profesori Sylejmani në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se nëse sado pak do të respektoheshin Ligjet dhe rregulloret gjatë ndërtimit atëherë çdo gjë kishte me qenë në vendin e vetë.
“Problemi i vetëm dhe më i madhi është respektimi i rregullave. Ne sado pak kemi ligjet, kemi rregulloret që në rast se përdorim ato atëherë kish e qenë çdo gjë në rregull, por implementimi si në çdo lëmi tjetër edhe te ne nuk është”, tha ai.
Se çfarë po ndikon që të mos respektohen këto rregulla, Sylejmani shpjegon se kjo varet nga shumë aspekte. Por që thekson se është edhe ajo që profesionistët për shkak të ekzistencës punojnë jo me kompensime normale dhe se rol po luan edhe çmimi.
“Është shumë aspekte e varet. Profesionistët për shkak ekzistencës punojnë jo me kompensime normale por investitori humbet 10 fish 20 fishë më shumë. Mendon që ka pagu po ka marrë shumë pak dhe ka marrë shumë pak. Dhe problemet që paraqiten gjatë realizimit janë shumë më të mëdha se sa që duhet të paguhet profesionisti. Çdo vend nuk bisedohet çmimi i projektit sepse çmimi i projektit është më e vogël prej kostos së përgjithshme,”, tha Sylejman.
Ai shprehet se gjithë çështja qëndron në investitorin e që ata sipas tij duhet të ndërrohen. Pasi që jo të gjithë investitorët ia kanë idenë se ku duhet kursyer e ku jo.
Por në rast se projektanti paguhet me çmimin sa ai vyen, atëherë siç thotë Sylejmani ai do të punonte në shumë variante. Madje edhe do të kursente materialet për realizimin e projektit.
Në të cilin rast do të kenë fitim të gjitha palët.
“Ne duam të kursejmë 2 mijë e harxhojmë ndoshta 300 mijë. Aq është dallimi i madh. Investitorët pak të ndryshohen sepse këtu është çështja. Ka investitorë që din ku duhet me kursye e ku jo. Se në rast se projektanti paguhet sa vyen, ai siguri ai ka me punu shumë variante më shumë dhe ka me kursye materialet për realizimin e atij projekti çka punon. Kur të shohësh atë është në fitim edhe njëri edhe tjetri. Por është në fitim edhe shfrytëzuesi sepse objekti ka me dalë edhe i sigurt edhe i lirë, edhe funksional edhe i bukur”, është shprehur profesori Sylejmani.
