Aktuale
Sylejmani: Në çdo vend projektimi zgjat më shumë se ndërtimi, në Kosovë jo

Gjithnjë e më shumë kritikohen ndërtimet e bëra që nga pas lufta. Projektimi i një projekti ndërtimi në Kosovë po bëhet brenda dy apo tre javëve.
Ndërsa, realizimi i projektit bëhet pas 4 e shpeshherë edhe pas 5 viteve, kështu thotë profesori i Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Hamdi Sylejmani në një intervistë për Ndërtimi.info
Realizimi i projektit brenda një kohë të shkrutër po është zbrazëtia më e madhe në fushën e ndërtimit.
Nga ajo që vazhdon të shohësh nga ndërtimet në Kosovë cilat është zbrazëtia që punohet?
“Zbrazëtia më së shumti është që donë projekti të kryhet për dy-tri javë e realizimi të bëhet 4-5 vjet. Çdo vend projektimi zgjat më shumë se sa ndërtimi. Sepse duhet me paraparë çdo imtisë, që mos me pas pengesë”, tha profesori Sylejmani.
Projektanti në krijimin e një projekti luan rol tejet të rëndësishëm, por që në Kosovë projektantët nuk janë profesionistë të licencuar.
Në mungesën e projektantëve sipas Sylejmanit ka ndikuar edhe mos miratimi i odës së inxhinierëve.
Ani pse licencimi administrativ i inxhinierëve ishte bërë në 2014-ën por që nga ajo kohë e deri më sot nuk është dhënë asnjë licencim.
“Kurse te ne është ajo që duhesh me thirr projektantin, projektanti nuk paraqitet, nuk ka qasje. Dhe këto po ndikojnë shumë në këtë aspekt. Kjo nuk kish me qenë në rast se kish me u realizu ajo që ka qenë e aprovuar si është ndalë nuk e di por tash që është proces rreth licencimit të profesionistëve. Se në vitin 2004 është aprovuar licencimi administrativ të inxhinierëve, por asnjë licencim nuk është dhënë”, tha profesori Sylejmani.
