Featured
Kaq kushtoi dhe kjo kompani fitoi tenderin për rrugën Mushtisht-Shtërpcë [dokument]

Ditë më parë Ndërtimi.info ka raportuar për rugën Mushtisht-Verbeshticë-Shtërpcë duke publikuar dosjen e tenderit. Tenderi ka të bëjë vetëm me rregullimin përfundimtar të trasesë pa asfalt, ku përfshihet: Gërmimi për hapje të trasesë, punimet e nënbazës, mbushjet, të gjitha objektet dhe strukturat e nevojshme të rrugës dhe shtresa e zhavorrit.
Kjo pjesë e rrugës ishte parashikuar që do kushtonte 1 milion euro, por në zgjedhjen e operatorit ekonomikë del se do të kushtojë shumë më lirë, raporton Ndertimi.info.
Vlera e përgjithshme e kontratës që pritet të përfundojë për dy vjet është 661.222,11 euro, raporton Ndërtimi.info.
Këtë rrugë nuk do ta ndërtojë vetëm një kompani. Aty do të punojë një grup operatorësh ekonomikë prej dy kompanishë: “NBT-Ing” Sh.p.k dhe NPN “Çlirimi”. Kështu thuhet në dokumentin e Prokurimit Publik ku shpallet fituesei. Për këtë tender kishin konkurruar 7 operatorë ekonomikë.
