Featured
Sylejmani: Po mendohet se kompjuteri projekton, tek ne projektantët me “bachelor”

Një nga emrat më eminent në vendin tonë për “statikë” në ndërtim, Hamdi Sylejmani në intervistë për Ndertimi.info ka folur rreth punës që po bëhet në Kosovë, duke dhënë disa kritika si për profesionistët, ashtu edhe për investitorët.
Uran Haxha
Profesor Hamdi Sylejmani ka thënë se këtu po mendohet që kompjuteri projekton, gjë që po lejon që gjithkush të projekton, edhepse një gjë e tillë duhet t’iu besohet profesionistëve me një nivel të lartë të shkollimit, e jo vetëm “bachelor”, raporton Ndërtimi.info.
“Ana negative është se po mendojnë që kompjuteri projekton. Kompjuteri është vegël që shpejton procesin fizik të cdo personi. Në Kosovë është negative, që projektantët janë me Bachellor. Nuk mundemi atij niveli të arsimit një përgjejgësi si është jeta e njerëzve. Unë po them se zoti po na don shumë se s’ka si me provu këtë”, ka thënë ai.
Profesor Sylejmani ka shtuar se në Kosovë tash për tash nuk ka asnjë shqyrtim gjeo-fizik të parcelës ku do të ndërtohet, pa të cilin asnjë profesionistë nuk guxon të punojë më tej.
“Unë mund të marrë shembull që asnjë shqyrtim gjeo-fizik i trollit nuk bëhet, këtë jemi të obliguar me EUROKOD me bë. Faji është profesionistët vet, nuk duhet nisur nëse investitori nuk e ka bërë këtë elaborat. Deri vonë edhe gjeo-mekanikën nuk e kanë bërë, nuk kam emra se i kisha thënë. Edhe ata duhet të jenë të licencuar”, ka thënë Hamdi Sylejmani.
Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:
