Aktuale
Ja si u zgjodh projekti fitues për Kullën e Jasharajve

Ani pse për rekonstruktimin e Kullave të Jasharajve u dha tender, Kulla e Jasharajve është si mos më keq.
Se një mëngjes do zgjohemi dhe nuk do shohim më Kullat e Jasharajve, ka nxit reagimin e qytetarëve, shoqërisë civile e së fundmi edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kritika të mëdha u dhanë edhe për përzgjedhjen projektit të kompanisë sllovene “AG-Inzinering”. Për këtë projekt u tha se nuk ka asnjë simbolikë që lidhet me historinë e familjes Jashari.
Por që sipas drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj ka treguar për Ndërtimi.info se kjo ligjërisht kanë qenë të detyruar të bëjnë përzgjedhjen e këtij projekti.
Kjo pasi që kompania tjetër, ajo angleze nuk kishte dorëzuar dokumentet për tender. Madje për të ishte shtyer dy herë afati për konkursin e këtij tenderi, të paktën kështu thotë Blakaj.
“Kompania që është pranuar, kur është shpallë tenderi, ne kemi shpallë tender me negocim. Ekziston mundësia përmes KRPP-së të cilën kemi biseduar. Na u ka paraqit një kompani sllovene dhe “AG-Inzinering” e Sllovenisë. Kompania angleze ka ardh në fillim në Prekaz, e ka vizituar objektet dhe i ka marr dokumentacionet e tenderit nuk i ka dorëzu, arsyeje nuk e dimë. Bile e kemi shty afatin dy herë për me prit me konkurru ata, a ju iu është dukur tender i vogël, projekt i vogël, nuk e di. Ndërsa, “AG-Inzinering”ka konkurruar me projekt dhe ne kemi qenë të obliguar ligjërisht me pranu, se nëse ne nuk e kemi pranuar atëherë ai ish ankuar në OSHP”, ka treguar Blakaj.
Pas pranimit të projektit nga kompania sllovene për konservim dhe ndërtim të memorialit agjencia ka kontaktuar tre arkitektë nga Shqipëria të cilët kanë realizuar një raport vlerësimi, i cili do të publikohet në orët në vazhdim i plotë në Ndërtimi.info
