Aktuale
Blakaj: Fajtorë janë të gjitha institucionet për Kullat e Jasharajve

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, e cila është thirrur për ta proceduar Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idiz Blakaj ka folur edhe rreth projektit që i është dhënë një kompanie sllovene, raporton Ndërtimi.info
Për gjendjen në të cilët gjendet Kulla e Jasharajve, Blakaj po thotë se fajtorë janë të gjitha institucionet.
Ai ka bërë fajtor mediat dhe isntitucionet që janë marr me çështjen e punimeve në Kullën e Jasharajve.
Në mbrojtje të medieve doli kryetari i këtij komisioni, deputeti Daut Haradinaj.
Blakaj para anëtarëve të këtij komisioni është ankuar se nuk ka punëtorë, inxhinier e as arkitektë që të merren e këtë punë.
“kullat janë në gjendje të keqe. Edhe komplekset tjera janë në gjendje të keqe. Viti 2015 kemi shpallë tenderin. Një kompani angleze dhe një sllovene, kompania angleze nuk ka pruar oferte dhe e kemi shty dy here afatin, por se ka pru. Sllovenët i kemi kqyr edhe punët e tyre dhe i kemi shpall fitues. Kemi shumë pak punëtorë, s’kemi as arkitekt e as inxhinier…revidimi është bërë prej një eksperti italian. Fajtorë janë të gjitha institucionet, edhe mediet se nuk janë marrë gjithmonë me këtë send”
Haradinja ka pyetur se kush jep përgjegjësi në rast të rrëzimit të një trau.
“Mediet nuk janë fajtore, kush jep përgjegjësi nëse rrëzohet një tra”, ka thënë Haradinaj.
E Blakaj për këtë ka thënë se përgjegjësinë e kanë Qeveria dhe Institucionet.
