Aktuale
As në shkurt Ministria e Kulturës s’mund të zhvendoset në Prizren
Kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të dy objekteve që janë në pronësi të Komunës së Prizrenit për nevojat e bartjes së këtij dikasteri qeveritar ende nuk është shqyrtuar nga organet komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Madje edhe insistimi i këshilltarëve nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës, që kjo çështje të diskutohet në organin më të lartë vendimmarrës komunal në seancën e mbajtur të hënën nuk është miratuar.
Arsyetimi i drejtuesve aktualë të Komunës së Prizrenit ka qenë se trajtimi i kësaj teme kërkon kohë, përkatësisht përgatitje më të mirë, edhe sa i përket aspektit të kompletimit të dokumenteve të duhura. Kësisoj, MKRS-së do t’i dështojë planifikimi që një pjesë e kabinetit të ministrit, Kujtim Gashi, të zhvendoset gjatë shkurtit në qytetin jugor, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Sipas planifikimeve të MKRS-së, një pjesë e kabinetit të ministrit do të vendoset në objektin e ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, përderisa Departamenti i trashëgimisë kulturore në objektin e Kazermës së vjetër apo internatit.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve