Featured
Thaçi propozon ndërtimin e objektit “Muzeu i Pavarësisë”

I pari i vendit, Hashim Thaçi në mëngjesin e sotëm i është adresuar kabinetit qeveritar.
Thaçi nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar se ka kërkuar që të bëhet një objekt muze. Mes tjerash ai ka propozuar që të quhet “Muzeu i Pavarësisë”, në të cilën do të ruhen dhe ekspozohet artefaktet materiale që pasqyron vuajtjet dhe përpjektë për liri të vendit.
“E dimë se vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne. Por ,kjo nuk mjafton. Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë “Muzeu i Pavarësisë”, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi”, ka propozuar Thaçi.
Veç objektit të muzeut, Thaçi ka kërkuar edhe ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore si dhe ndërtimin Obeliskut të Lirisë në Prishtinë.
