Arkitekturë
Dëmtuesit kryesorë të fasadave të cilët i japin pamje jo të mirë shtëpisë
Fasadimi i shtëpisë është proces i cili i bënë më rezistent muret ndaj ndikimit të motit të keq dhe mundëson ndriçimin natyror të shtëpisë.
Duke u bazuar tek këta funksione shumë të rëndësishme, njerëzit vendosin t’ia integrojnë shtëpisë. Megjithatë këtë rol të rëndësishëm që e luan fasadimi, megjithatë mund ta prishin agjensë të ndryshëm natyrorë dhe artificial.
Ndotja dhe dëmet: Ndotja e jashtme e fasadës mund të shkaktohet nga element të ndryshëm të cilat lidhen me tipin, moshën, cilësinë e materialit, kushtet atmosferike, afërsinë me zonat industrial, intensitetin e trafikut etj. Pastaj faktorë tjerë janë këndi i pjerrtësisë së shtëpisë, cilësia, nëse është i ekspozuar larjes nga shiu etj.
Një fasadë e mirë është kur bëhet e lirë nga balta, çngjyrosja dhe ndotësit e tjerë. Megjithatë ndotja mund të fshehë edhe defekte të tjera strukturore (përkeqësimi i prishjes, puna e metaleve të korozuara, thyerja lokale ose edhe çarje të mëdha strukturore). Varësisht nga sasia dhe natyra e materialeve të grumbulluara, mund të shkaktojë ose rrisë dëmin e materialeve, shkruan croneri.co.uk, përcjellë ndërtimi.info
Kontaminantët si oksidet e sulfurit apo azotit, dhe ndotësit e tjerë nga shirat acidikë gjithashtu përshpejtojnë përkeqësimin e fasadës. Si shembull, lagështia, e shoqëruar me kripëra të tretshme nga ujërat e ndotura ose gazra atmosferikë, përshpejton kalbjen, veçanërisht në substrate të murimit.
Ndotja mund të vie edhe nga burimet natyrore. Bimët kacavjerrëse, si dredhka, mund të shkaktojnë lagështi të vazhdueshme në mure, të zhvendosin pajisjet e asgjësimit të ujërave të shiut, të shqetësojnë strehët e çatisë, mburojat, muret apo mbulesat e çatisë dhe mund të shkaktojnë dëmtime të tjera strukturore.
Dëmtimi ose përkeqësimi i elementëve të fasadës mund të çojë në depërtimin e ujit, krijimin e mbetjeve nga shkatërrimet apo edhe dështimin e fasadës, edhe pse kjo ka më pak gjasa të ndodhë.
Si duhet të mirëmbahet fasada: Ekspertët japin këshilla që qysh në fillimet e procesit të studiohet terreni, muret dhe të bëhen kalkulime për dëmtime të mëvonshme në fasadim. Po ashtu organizata që e ka marrë përsipër fasadimin të bisedojë me inxhinierë strukturorë dhe punëkryesit në mënyrë që të kenë një pasqyrë më të detajuar. Po ashtu, edhe nga pronarët e shtëpisë kërkohet që të kenë kujdes me përdorimin e pajisjeve që do ta dëmtonin fasadimin. Që të mbahen estetike dhe të jenë efektive për sa i përket funksionalitetit, këto fasada duhet të jenë subjekt i një mirëmbajtjeje të planifikuar mirë
You must be logged in to post a comment Login