Aktuale
Priten reshje të mëdha në Kosovë, paralajmërohen vërshime

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë që nga orët e hershme te datës 03/02/2017, kanë filluar reshje të dendura te shiut, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore e Bjeshkëve të Nemura), të cilat kanë shkaktuar formimin e shpejtë të rrëkeve në atë zonë dhe shkaktimin e vërshimeve të shpejta.
Gjate ditës së sotme (03/02/2018), pritet intensifikim i reshjeve fillimisht në këtë zonë e pastaj edhe në viset tjera të Kosovës pritet që sasia e reshjeve të jetë e lartë në disa zona dhe deri në mesatarisht e lartë në pjesën veriore dhe lindore të vendit.
Sipas njoftimit intensiteti i reshjeve në disa zona do të jetë rreth 25-40 mm/3h, ku si pasojë pritet edhe ngritje e niveleve nëpër rrjedhat lumore dhe dalje nga shtretërit e tyre në disa segmente lumore si dhe dëme të mundshme.
Piku i niveleve më të lartë nëpër lumenj pritet të arrin sot nga ora 18 të cilët do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që intensiteti i reshjeve të ulet deri në ndërprerje. Po ashtu në zonat e ndjeshme pritet të ketë edhe rrëshqitje te dheut.
Nivelet aktuale në lumenjtë kryesorë të vendit:
1. Drini Bardhe ne Gjonaj – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 321 cm
2. Bistrica Pejes ne Gryke – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 135 cm
3. Lepenci ne Hanin e Elezit- niveli ne ora 12.00 arrin ne: 162 cm
4. Drini i Bardhe ne Kepuz – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 213 cm
5. Sitnica ne Nedakoc – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 169 cm
6. Ibri ne Leposaviq- niveli ne ora 12.00 arrin ne : 180 cm
7. Morava Binçes ne Konçul – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 294 cm
Në të gjitha vendmatjet hidrometrike tendenca e nivelit të ujërave është në ngritje.
