Ndërtim
Kur investohet në sport në vendin e drogës dhe dhunës
Estadio Azul i ri është rezultati i pjesshëm i një programi të gjerë të revitalizimit urban në Mexico City (kryeqytetin e Meksikos).
Qyteti sportiv Magdalena Mixhuca paraqitet si lokacioni ideal për të krijuar një projekt që është në gjendje të tërheqë ngjarje të mëdha sportive publike dhe aktivitete të tjera rekreative. Por këtë herë në një shkallë më të madhe.
Që nga zhvendosja e pashmangshme e klubit Cruz Azul Fútbol, shumë ide kanë ardhur ndërsa disa prej tyre përfundimisht rezultuan në krijimin e mundshëm të një stadiumi të ri të futbollit më 2018, me të gjitha sfidat që vijnë me një projekt të kësaj madhësie.
Një nga problemet që duhet zgjidhur është fakti se stadiumet në Meksikë janë krijuar gjithmonë për vetëm një qëllim, kështu që ato përdoren vetëm një herë ose dy herë në muaj. Shumë nga këto stadiume janë të rrethuara nga parkingje të mëdha. Kjo krijon një kufi fizik midis stadiumit dhe qytetit ku është vendosur, duke e izoluar atë nga jeta shoqërore.
Estadio Azul e re do të jetë në gjendje të ndërlidh shumë zona me pjesëmarrje të ulët në aktivitetet sociale dhe ekonomike, dhe t’i bëjë ato të rriten. Stadiumi do të veprojë si thelbi i të gjithë kompleksit, me hapësira për rekreacion shoqëror duke zëvendësuar sasitë e mëdha klasike të parkingjeve. Kjo ndryshon strukturën tipike të stadiumit në Meksikë.
Ky stadium kombinon pamjen, funksionalitetin dhe strukturën e freskët në një dizajn të zgjuar. Gjithashtu duke përdorur beton dhe çelik shumë të shpuar për reduktimin e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjen në minimum.
Projekti gjithashtu do të përshtatet me stilin e arkitekturës gjeometrike në zonën e njohur si Magdalena Mixhuca.
Forma e stadiumit do t’i ftojë vizitorët për të hyrë dhe për të bashkëvepruar, me një pamje të mrekullueshme të hapur të zonës kryesore qendrore. Në pjesën e jashtme, pamja monumentale e stadiumeve mbrapa do t’i fascinojë vizitorët dhe ekipet sportive.
Përveç që do të jetë shtëpia e re e Cruz Azul Fútbol Club, do të jetë edhe shtëpia e disa prej ndeshjeve në ligën e futbollit të femrave në Meksikë. Stadiumi do të jetë gjithashtu në gjendje të presë ngjarje të tjera sportive, koncerte, ngjarje kulturore dhe të tjera.
Me një kapacitet të plotë prej 50,000 vizitorësh dhe një pamje inovative, stadiumi i ri Cruz Azul do të ishte një shtesë mahnitëse në Skyline të Mexico City dhe do të bëhej një ikonë jo vetëm në Meksikë por në mbarë botën.
You must be logged in to post a comment Login