Connect with us

Aktuale

Flet drejtori i Prokurimit në Gjilan, që po akuzohet se zhduku dosje të tenderëve [aktakuza]

Published

on

Në Drejtorinë e Prokurimit Publik, e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan, janë asgjësuar dosjet e tenderit të kompanisë “Higjiena”. Ndërtimi.info ka arritur të flasë me protagonistët e rastit dhe të sigurojë aktakuzën.

Shkëndije Ahmeti

Gjithë kjo erdhi pasi drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Salih Kqiku në 2014-ën duke i tejkaluar kompetencat e tij kishte vendosur OJQ-në “Psikoterapeutet në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit, të cilat dokumente nuk janë gjetur gjatë hetimeve të zyrtarëve të policisë, kështu thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Gjilanit të cilën aktakuzë e ka siguruar Ndërtimi.info

Si për rastësi në të njëjtën OJQ, Kqiku kishte punësuar vajzën dhe mbesën e tij.

“Gjatë vitit 2014-ën Gjilan, i pandehuri në cilësi të personit zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, K. e Gjilanit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tija, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke punësuar dy familjarë të vet. Në atë mënyrë që ka vendosur një OJQ “ Psikoterapeute në Veprim”, në zyrën e Arkivit të Drejtorisë së Prokurimit, e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan, në të cilën zyrë kanë qenë të vendosur dosje të tenderëve, e ndër të tjera edhe dosja e tenderit me dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan, e të cilat zyrtarët policor nuk kanë mundur t’i gjejnë. E ku rezultojnë të asgjësuara, e ku në të njëjtën OJQ, i pandehuri ka punësuar vajzën Antigona Kqiku dhe mbesën Naime Bunjaku”, thuhet në aktakuzë, raporton Ndërtimi.info.

Por, për të gjitha këto Kqiku nuk po ndihet fajtor, edhe pse kjo aktakuzë ende nuk ka shkuar në dorën të tij.

Ndër tjera ai për Ndërtimi.info tha se nuk ishte në krye të detyrës gjatë kohës kur kjo hapësirë ishte dhënë në shfrytëzim.

“Unë në pyetje por aktakuzë nuk kam fare. Nuk jam fajtor dhe nuk ndihem fajtor për atë çështje. Ka pas 10 ditë që kam ardh në departamentin e Prokurimit. Arkiva është e Inkubatorit Biznesi që është kompetencë e drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik. Gjegjësisht ka qenë një menaxher që ka nënshkruar kontratë me një OJQ edhe ia ka lëshuar për shfrytëzim të asaj hapësire. Menaxheri i Inkubatorit Biznesi, Milot Shkodra  ia ka lëshu në shfrytëzim një OJQ-së me qera, lokali ka qenë Arkiva e Prokurimit. Do me thënë me 04.09. 2014”, tha ai.

“Unë as nuk e kam ditur që ka atje arkivë”

Për habi, personi që kishte detyrën e drejtorit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit nuk e kishte ditur që në ato zyre ekziston një arkivë.

“Unë me 19.08,2014 ka pas vetëm 10 ditë kur kam ardh në departamentin e Prokurimit ku iu është lëshuar ajo kontratë në shfrytëzim. Unë as nuk e kam ditë që ka atje arkivë. Unë e kam arkivën këtu në prokurim që ruhen dokumentet për tre vitet. Ajo është arkivë e vjetër që nuk e kam ditë”, tha ai.

E sipas një procesverbali citohet të ishte raportuar që në zyrat e arikivit ku po ushtronte aktivitetin OJQ-ja, dosjet e tenderit ishin vënë troç në një qoshe. Në procesverbal kishte deklaruar se nuk mbanë përgjegjësi për dokumentet atje.

Derisa Kqiku tha se pasi kishin arritur aty e kishin parë OJQ-në. Në procesverbal thuhet se nuk kishin mundur ta hapin derën, pasi që ishin ndërruar bravat e dyerve.

“Me datën 24.10.2014, kemi shkuar me kërku disa dokumente ku kemi shkuar aty i kemi gjet një OJQ, ky zyrtari juridik e ka pas çelësin, e po i them mos ke gabu se kjo nuk qenka. Edhe kur kemi shku aty e kemi gjet një OJQ, ku e kemi edhe në procesverbal që e kena gjet OJQ-në, kemi edhe fotografi që unë nuk mbajë përgjegjësi për këto dokumente pasi është OJQ-ja aty. OJQ-ja ka qenë PEA, drejtoresha Sevdije Musliu”, tha për Ndërtimi.info ai.

“Në prezencë të tyre kam tentuar me hap zyrën por dera nuk u hap, ia kishin ndërruar bravën. Në arkivin e zyrës së prokurimit ishte vendosur një organizatë e OJQ-së. I gjithë dokumentacioni tenderik ishte mbledhur në një qoshe dhe ishte bërë troç. Unë personalisht jam befasuar dhe nuk e kam ditur se në zyrën e arkivës së prokurimit ku janë të vendosura lëndët që nga viti 2003 është vendosur një organizatë e OJQ-së. Dokumentacioni aq shumë ishte përzier çka unë personalisht nuk mbaj përgjegjësi”, citohet deklarata në procesverbal.

Kurse, kontrata për lëshim në shfrytëzim ishte lëshuar pas ardhjes së tij në krye të kësaj drejtorie, dokumentet e siguruar nga Ndërtimi.info nuk rezultojnë të tilla.

Derisa Kqiku thotë se kontrata për lëshim ishte lëshuar pas ardhjes së tij në krye të kësaj drejtorie, dokumentet e siguruar nga Ndërtimi.info nuk rezultojnë të tilla.

Sipas kontratës për qiradhënie thuhet se nënshkrimi i kontratës është bërë me 04.09.2014, që i bie se është bërë pas ardhjes së Kqikut në detyrë. Ky i fundit u emërua drejtor i Prokurimit në 19.08.2014.

Në po të njëjtin dokument thuhet se OJQ-ja do ta shfrytëzojë brenda një viti këtë objekt, por që këtu siç duket ia kanë huqur me datat. Pasi që datat e dhëna aty janë po të njëjta me fillimin dhe mbarimin e kontratës.

“Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 1 vit dhe fillon më datën 04/09/2014 dhe përfundon me datën 04/09/2014”, kështu shkruhet në kontratën për dhënie të qirasë.

 

Kqiku hedh fajin diku tjetër

Megjithatë, Kqiku po e bënë përgjegjës Milot Shkodrën pasi ky ka qenë menaxher dhe që ka nënshkruar kontratë me një OJQ.

Por, Shkodra nuk ka pranuar të ketë një përgjegjësi të tillë. Ai në deklaratën e tij dhënë në Prokurori me 04.12 2017 ka deklaruar se zyra e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan ka qenë nën menaxhimin e Drejtorisë së Prokurimit  dhe se çelësat e kësaj zyre i kanë pasur zyrtarët e asaj drejtorie.

Ndërsa, Sevdije Musliu që kishte qenë drejtoreshë e organizatës “Psikoterapeute në veprim” kishte deklaruar se  ai ishte munduar t’i bënte zgjidhje meqë me të punonte vajza e dajës së Salih Kqiku.

“Pas kërkesës për një zyre në Komunë e njëjta është aprovuar dhe se ka filluar të punoj. Dy javë kam qëndruar në një zyrë ku isha përkohësisht, e më pas kam kaluar në një zyrë tjetër dhe me deklaratën e dhënë me datën 13.12.2017, e njëjta pohon ndër tjera bile më së shumi është angazhuar që ta bënte zgjidhje sepse me mua që nga fillimi ka punuar vajza e dajës së Salih Kqikut”, thuhet në aktakuzë.

Në bazë të këtyre deklaratave, prokurorit i shtetit Isuf Sadiku ka kërkuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave i pandehuri Salih Kqiku të shpallet fajtor dhe të ndëshkohet me dënim meritor sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lënda ende nuk i është dërguar të pandehurit Kqiku, kjo pasi që sipas Zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, lënda ende nuk është ndarë tek ndonjë gjyqtar.

“Lënda është pranuar në Gjykatën Themelore në Gjilan me datë 29.01.2018,meqenëse lëndët në gjykatën tonë ndahen me short, lënda ende nuk është ndarë tek ndonjë gjyqtar. Në momentin që ndahet lënda tek gjyqtari i caktuar, i dërgohet edhe të pandehurit aktakuza”, ka thënë Shkodra për Ndërtimi.info nëpërmjet postës elektroteknike.

Për të njëjtën çështje Ndërtimi.info ditë më parë ka kontaktuar edhe të parin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka deklaruar se zhdukja e dosjes së këtij tenderi nuk mund të ketë ndodhur. Madje ai theksoi që prej kur komuna është nën administrim të tij, asnjëherë nuk ka pasur zhdukje të dokumentacioneve.

Lidhur me këtë Haziri po pret deri sa të marr një njoftim zyrtar nga prokuroria për ngritje të aktakuzës ndaj drejtorit të komunës të cilën ai drejton./ndertimi.info/

https://ndertimi.info/lutfi-haziri-flet-per-zhdukjen-e-dosjeve-te-tendereve-ne-komune/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending