Connect with us

Infrastrukturë

Pas shumë vjetësh, fillon modernizimi i infrastrukturës së Ulqinit

Published

on

Për shumë vite me radhë infrastruktura e Ulqinit është lënë pas dore dhe komuna renditej në nivelet më të ulëta në rang shtetëror për sa i përket investimeve infrastrukturore. Mungesa e infrastrukturës ishte jo vetëm një pengesë për qytetarët por edhe për investitorët dhe turistët.

Modernizimi i infrastrukturës njihet si një kontribut i drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë dhe të punësimit pasi nxit investimet e huaja.

Modernizimi i infrastrukturës në komunën e Ulqinit është bërë i domosdoshëm për të zhvilluar turizmin, zhvillimin e bujqësisë dhe biznesin e vogël.

Mirëpo në periudhën e fundit qytetarët kanë përjetuar një vrull të vërtetë për sa i përket investimeve infrastruktuore në shumë sektorë. Po t’i bëjmë një përmbledhje të investimeve në Komunën e Ulqinit vihet re që në dy vitet e fundit, ato kanë qënë të larmishme në shumë sektor.

Komuna e Ulqinit flet për 74 ndërhyrje infrastrukturore të ndëmarra prej saj që kanë pasur fokus kryesor infrastrukturën rrugore, ndriçimin modern, energjinë, zbukurimet dhe mbjelljen e gjelbërimit, ndërtimin dhe përmirësimin e sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve, mbrojtjes nga vërshimet dhe zjarret. Të shumta kanë qënë ndërhyrjet në lagje dhe zona të ndryshme të komunës siç janë ajo e Mëhallës së Re, Meraja, Pinjesh, Plloç, Meterizë, Ranë, Kala, Braticë, Mal i Bardhë, Kodra, Totosh, në Rrethina, Shtoj, e në Anë të Malit.

Në listën e investimeve të rëndësishme infrastrukturore, në krye qëndron  rikonstruktimi i shumëpritur i rrugës nacionale Ulqin-Kryth e cila do të përmirësoj ndjeshëm ofertën turistike dhe biznesin e fshatrave në këto zona duke i lidhur ata më mirë me Ulqinin, Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Malit të Zi. Ky është investimi më i madh fal këmbënguljes së Komunës i cili arrin një vlerë prej 5.8 milionë euro. Me përmasa të mëdha është edhe projekti që pritet të realizohet për ujësjellësin. Bëhet fjalë për një projekt gjigand me vlerë 20 milionë euro për furnizimin e rregullt me ujë për të gjithë banorët e Ulqinit”.

Një nisëm tjetër me rëndësi për banorët e komunës që kanë vuajtur prej kohës për furnizimi të vazhdueshëm me rrymë,  ishte edhe ndërtimi i  trafo-stacionin 35 kv për qytetin. Në vazhdim është parashikuar që të investohen 2 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në mënyrë që e gjithë komuna mos të ktë më problem me rrymën.

Një vëmendje e veçantë nga Komuna i është kushtuar infrastrukturës urbane dhe përmirësimit të trafikut në qytet ku në sy bie ndërtimi i rreth-rrotullimit në qendër të qytetit me vlerë 300.000 euro i cili hap fazën e dytë për nisjen e Bulevardit “Nënë Tereza. Në aspektin e shërbimeve publike vlen të përmenden rregullimi i pazarit të peshkut në Ulqin dhe tregu i gjelbër në Anë të Malit që mundëson tregtimin në kushte me optimale të produkteve.

Para pak ditësh nisi ndërtimi i urës së Millës që ndikon drejtpërdrejtë tek banorët e fshatrave Kosiq, Bojkë e Mill.  Vlejnë mandej të përmenden disa ndërhyrje urbane si rregullimi i infrastrukturës në Plloç, rregullimi  apo zbukurimi i rrugës Ymer Prizreni në Mëhallë të Re që e rrit hijeshinë e qytetit.

Një tjetër nismë me rëndësi e Komunës ka qenë asfaltimi i rrugëve lokale nëpër qytetin e Ulqinit dhe rrethina me sistemin e financimit, 50% komuna – 50 % qytetarët. Po ashtu kanë filluar edhe investimet serioze në kanalizimet e ujërave të zeza që kanë për të pasur një ndikim shumë cilësor në mjedis. Para pak ditësh u përuruan edhe dy pika vrojtimi panoramike në Valdanos dhe Shtegvash që synojnë të promovojnë turizmin në këto zona piktoreske.

Nga ana tjetër përmes aprovimit të Planit Hapsinor, t një sërë investimesh pritet të realizohen si pjesë e këtij plani. Disa prej tyre janë; Zgjerimi i rrugës magistrale Ulqin-Bunë, realizimi i pikës kufitare në Shënkoll, realizimi i projektit të hapjes së  rrugës Pinjesh- Gjerana, ndriçimi publik i aksit rrugor Shtoj-Adë, ndriçimi i aksit rrugor deri në Valdanos, ndriçimi publik Katërkollë-Krythë dhe ndriçimi publik i tunelit Qafa në Krruç të Ulqinit.

Një pikë e veçantë është edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngjeshur gjatë sezonit turistik. Kështu implementimi i vendimit të aprovuar për formimin e shërbimit të parkimit, ndërtimi i garazheve nën Kala, në Fushën e Uqinit dhe pranë gjimnazit duhet të japin rezultatet e duhura në zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë Komuna e Ulqinit, ka paralajmëruar edhe nisjen e punës për zgjerimin e rreth-rrotullimit në hyrje të qytetit, plan-projektin për ndërtimin e impiantit modern të stadiumit të ri të Ulqinit në zonën e Mavrijanit.

Të gjitha këto investime  infrastrukturore përpos se kanë qenë një domosdoshmëri në përmirësimin e nevojave dhe përmirësimin e jetës për qytetarët e Ulqinit ato kanë dhënë efekte pozite në afatgjatë për sa i përket përmirësimit të ofertës turistike për vizitorët dhe zhvillimin e biznesit lokal. Një vërshim të tillë masiv investimesh infrastrukturore e ka shndërruar Komunën e Ulqinit në një kantier të vërtetë dhe e ka vendosur në pararojë të modernizimit të infrastrukturës në nivel shtetëror.

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending