Arkitekturë
Ja si do të dukej Nju Jorku po të kishte më shumë hapësira të gjelbërta [foto]
Qyteti i Nju Jorkut shquhen si një nga qytetet me një arkitekturë mbresëlënëse në gjithë botën. Por, përkundër asaj bukurie të mahnitshme arkitektonike të cilën e ofron gjatë gjithë kohës e sidomos me peizazhin e bukur që jep gjatë natës, një problematikë në vete është çështja e hapësirave të gjelbërta.
Micheal Sorkin, arkitekti amerikan gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar, planifikues urban dhe kritik, ka publikuar katërmbëdhjetë libra dhe ka projektuar ndërtesa dhe hapësira publike në gjithë botën. Sorkin është adhurues i hapësirave të gjelbërta, dhe në mungesë të këtyre hapësirave në Nju Jork ka ngritur si këtë çështje si problematike.
Aktualisht, një nga projektet më të mëdha të arkitektit amerikan është një kompleks i madh urban në Xi’an të Kinës. Ndërkohë, në Nju Jork, ku jeton Sorkin, i cili drejton “Terreform”, një organizatë jo-fitimprurëse është e përkushtuar ndaj arkitekturës që është urbane dhe jeshile.
Dy vjet më parë, organizata “Terreform” filloi një projekt të quajtur Shteti i Qytetit të Nju Jorkut i cili heton mundësinë e “vetë-mbështetjes urbane”. Qëllimi i saj është të kuptoj se si ta rindërtoj Nju Jorkun në një qytet me më shumë hapësira të gjelbërta.
Si do të funksiononte ky qytet?
Dhe çfarë do të ishte si të jetonit në rrugët e saj të lulëzuar dhe të frytshme?- Janë disa nga pytjet të cilat i ka parashtruar arkitekti.
“Pemët sekuestrojnë karbonin, sigurojnë ventilim, japin hije”, tha ai. “Mund të ulim me lehtësi temperaturat e verës këtu me pesë gradë me më shumë pemë.” Një rrugë për parkim në çdo rrugë, sugjeroi ai, mund të konvertohet në hapësirë të gjelbër dhe të përdoret për kopshtarinë.
Natyrisht, gjelbërimi urban tenton të shfaqet në zonat e mira. Arkitekti Sorkin beson se imagjinimi i një alternative, sado idealiste mund të jetë, i shërben një qëllimi të rëndësishëm që si të kenë hapësira të gjelbërta.
“Qyteti ideal” i Mumfordit ishte lokalizuar dhe jo zvarrisës. Përdorte energji të pastër. Kishte më shumë pemë dhe më pak makina. Ai ishte në favor të një versioni të “qytetit të kopshtit” të reformatorit Ebenezer Howard, një propozim për krijimin e enklavave të kopshteve brenda qendrave urbane. Qyteti i kopshtit, Howard shkroi në vitin 1898, ishte një martesë e qytetit dhe vendit.
Sorkin është optimist. Ai beson se, ndoshta jo në dy apo edhe dhjetë vjet, por në një pikë të ardhme, iniciativat e gjelbra do të riformësojnë Nju Jorkun. Por, ai e kupton se arkitektura, në vetvete, mund të mos jetë e mjaftueshme për t’i bërë këto ndryshime të ndodhin. “Ne si organ politik kemi një përgjegjësi për të mbrojtur cilësitë e ndryshme të një lagjeje,” përfundoi ai. Dhe “psikologjia e qytetit” – ashtu siç mendon për vetveten – ka rëndësi gjithashtu. Ndihmon në realizimin e kësaj ëndërre të mëdha./Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login