Aktuale
“Kosova ka pasur dokumente që të bazohet për plane urbanistike”
Kosova ka pasur dokumente që të bazohet për plane urbanistike pas luftës, pasi Serbia ka marrë vetëm kadastrin. Kështu ka thënë profesori i në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Ilir Gjinolli në një intervistë për Ndërtimi.info.
Ai, ka potencuar se zgjidhja ka ekzistuar edhe për kadastër, pasi ka ekzistuar raporti me gjeodetët serbë.
“Po, kanë qenë dokumentet. Ata planet nuk i kanë marr, por vetëm kadastrën. Ka ekzistuar gjithmonë zgjidhje edhe për kadastër sepse vazhdimisht i ke pasur gjeodetët që janë lidhur me ata serbë, që kanë qenë nëpër qytete të ndryshme për të ofruar shërbimet e planit, kopjet ndonjëherë dhe shumë herë këto kopje janë dezavuar duke ndryshuar pronarë, duke kthyer pronat e nacionalizuara të pronarëve pa ndonjë bazë ligjore dhe duke bërë ndryshime të gjendjes së pronësisë, kundërligjore. Disa prej tyre janë trajtuar edhe ligjërisht, por ka shumë të tilla”, ka deklaruar ai.
Sipas tij planifikimi urban kërkon kohë, e cila varet prej interesimit të shtetit.
“Planifikimi si proces, por edhe si ndërtim i kulturës kërkon një kohë. Koha mundet të jetë e shkurtër nëse shteti është i interesuar ta parandalojë çdo veprim që është i paplanifikuar, pa rregulla. Mund të zgjasë shumë nëse shteti është jo shumë i vendosur, nuk ka vullnet, ka ndikime të grupeve”, ka theksuar ai.



