Arkitekturë
Kjo është kuzhina e parë lundruese në botë

Kuzhina e parë lundruese në botë, e quajtur Aqua Pod, do të vijë në detet e Dubait në fund të këtij muaji.
Aqua Pod të krijon idenë e një kamioni ushqimesh në ujë. “Kemi filluar këtë projekt në maj të vitit të kaluar dhe u deshën tre muaj për ta ndërtuar. Qëllimi këtu është ripërcaktimi i idesë së një kamioni ushqimor, i cili gjendet gjithmonë në tokë dhe për të zhvilluar atë që mund ta quani një kuzhinë lundruese që u shërben njerëzve që janë në zeje detare (mjete ujore: anije, jaht, barkë etj) dhe jo makina”, tha Ahmed Yousuf, themelues i Aquatic Architects Design Studio, konsulenti kryesor dhe ndërtuesi i Aqua Pod.
Yousuf tha se kuzhina lundruese Aqua Pod fillimisht do të fillonte veprimtarinë e saj në Jumeirah, duke mbuluar zona të tilla si Al Sufouh dhe Kite Beach.
“Aqua Pod është në gjendje të lëvizë dhe të zhvendoset në varësi të kërkesës së konsumatorit. Fushat kryesore që ne do të shërbejmë në fillim do të jenë në Jumeirah, kështu që vende si Plazhi i Al Sufouh, Kite Beach dhe Laguna e Palmit një dhe dy. ”
Duke shpjeguar se si konsumatorët do të porositnin ushqimin e tyre, Yousuf tha se pët këtë janë krijuar dy sisteme.
“Metoda e parë që ne kemi krijuar quhet sistemi i flamujve, sipas të cilit mototskafët e ujit largohen nga Aqua Pod dhe shkojnë në të gjitha anijet rreth e rrotull duke u dhënë atyre flamuj. Njerëzit në ato anije që dëshirojnë të bëjnë një porosi mund të ngrenë flamurin e tyre, dhe motoskafi do të kthehet për të marrë porosinë dhe kur ajo të jetë gati do ua dërgojë, tha ai.
“Ndërsa sipas mënyrës së dytë njerëzit mund të porositin direkt në Aqua Pod; ata mund të ndalojnë anijet e tyre ose motoskafët dhe të vendosin porosinë e tyre me arkëtarin. Kjo është më shumë e dizajnuar për mjete e vogla detare se sa ato më të mëdha. Aqua Pod do të shërbejë hamburgera, pasi ishte ushqimi më i përshtatshëm për t’u shitur”, shtoi ai.
