Ndërtim
Emiratet me megaqytetin ekologjik

Gjatë shekullit të XX, Emiratet e Bashkuara Arabe u njohën si një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe si rrjedhojë edhe si emetuesit e gazrave serrë.
Por në dy dekadat e fundit, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka bërë përpjekje për të ulur varësinë e vet nga lëndët djegëse, duke u drejtuar drejt burimeve më ekologjike, për të siguruar energjinë që i nevojitet Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë që 75% e energjisë së Dubait të prodhohet nga burime të pastra deri në vitin 2050.
Si pjesë e këtij qëllimi, kompania vendase “Diamond Developers” po ndërton një qytet 22 km larg qendrës së Dubait. Ai është projektuar për të prodhuar më shumë energji se sa konsumon. I quajtur “Sustainable City,” projekti pritet të kushtojë 354 milionë dollarë dhe do të përfundojë plotësisht në vitin 2019. Në vitin 2013, “Diamond Developers” filluan ndërtimin e “Sustainable City,” i cili pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.
Qyteti 45.7 hektar synon të frenojë emetimet e CO2 sa më shumë që të jetë e mundur. Makinat janë të ndaluara në shumë lagje. Banorët lejohen të përdorin vetëm transportin publik, të ngasin makina inteligjente, elektrike ose të përdorin karroca me kuaj.
Më 22 janar, autoriteti i transportit të Dubait nënshkroi një marrëveshje që në qytetin e ri të operojnë vetëm makina autonome elektrike. Pronarët e shtëpive marrin një karrocë golfi elektrike falas ose një subvencion prej 10,000 dollarë për blerjen e një automjeti tjetër elektrik. Banorët gjithashtu mund të marrin autobusët elektrikë të qytetit falas. Çdo çati e shtëpisë përmban panele diellore.
Një park me gjerësi rreth 30 metër, me 2500 pemë ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. “Diamond Developers” po e ndërtojnë qytetin në dy faza. Faza e parë, e cila u hap në vitin 2015 përfshin 500 vila, 89 apartamente, 11 kube serrë që kalojnë përmes qytetit, ferma urbane në natyrë, zyra dhe hapësirë për shitjen me pakicë. Hapësira e shitjes me pakicë përfshin qendrat e fitnesit, pishina dhe një qendër kuajsh me 32 stalla. Ka edhe dy liqene të bëra nga njeriu me ujë të ricikluar.
Faza e dytë është në ndërtim e sipër dhe do të ketë një shkollë, xhami, muze shkencor, club dhe një qendër tregtare. Shumë banorë të EBA kanë shfaqur interes për “Sustainable City” (ose të paktën ata që mund të përballojnë të jetojnë atje, meqë shtëpitë fillojnë nga 1 milion dollarë). Përafërsisht 1,800 njerëz kanë blerë shtëpitë, ndërsa rreth 900 janë me qira.
