Aktuale
Drenasi vendos për krijimin e hartave zonale

Kuvendi Komunal i Drenasit ka marrë vendim për fillimin e procedurave për hartimin e hartave zonale.
Në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, për rend dite ishin 8 pika, ndërsa kryetari Lladrovci ka propozuar edhe pikën e 9-të; propozim vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm publik të ngastrës nr.523-2 në sipërfaqe S=8.90.80ha në zonën kadastrale Zabel i Ulët për ndërtimin e fushës sintetike. Janë miratuar të gjitha pikat për diskutim dhe fillimisht ka kaluar pika e parë për rend dite, proces verbali i mbledhjes së datës 27.12.2017.
Pas diskutimeve ka kaluar edhe pika e tretë e rendit të ditës, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronës se ish-kooperativës bujqësore të OP “Drenica” në Drenas. Edhe pika e katërt e rendit të ditës e propozim vendimit për caktimin e komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis ka kaluar me ndryshime, duke u plotësuar edhe me dy anëtar të Kuvendit.
Pika e pestë e rendit të ditës e propozim vendimit për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe pika e gjashtë e propozim vendimit për fillimin e procedurave për hartimin e hartave zonale kanë kaluar të dyja. Ndërsa për diskutim ne këtë mbledhje të rregullt të Kuvendit ishte edhe Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2017 si pikë e shtatë e rendit të ditës. Dy pikat e fundit për diskutim që ishin për propozim, janë votuar pas diskutimeve nga ana e anëtareve të Kuvendit. Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm ne pjesën e ngastrës kadastrave nr.201 zona kadastrale në Komoran dhe ngastra kadastrave në Korroticë e Epërme nr.29 si dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrës nr.523-2 në sipërfaqe S=8.90.80 ha në zonën kadastrale në Zabel të Ulët.
