Aktuale
Panxha: Kosovës i mungojnë punëtorët e kualifikuar

Astrit Panxha, drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka folur për konferencën “Konkurrenca e Industrisë Metalike”, e cila mbahet sot.
Panxha fillimisht tregoi se Klubit të Prodhuesve të Kosovës është njëri nga organizatorët e konferencës, “Konkurrenca e industrisë metalike me fokus në shkathtësi”, e cila fokusohet në aftësitë që kërkohen për industrinë e saldimit dhe kërkesat e eksportit për industrinë metalike.
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ai tregoi se pjesëmarrës në konferencë, thotë ai, do të jenë përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore,ndër ta edhe dy ministra, organizata të biznesit, të trajnimit profesional dhe konsulentë të ndryshëm.
“Ky sektor ballafaqohet më shumë probleme para së gjithash mungojnë kuadrot e kualifikuara, zejtar. Ka mungesë të salduesve të certifikuar, punë kjo që paguhet mirë, por ka mungesë të tyret madhe në Kosovë, prandaj angazhohemi të bëjmë përgatitjen e kuadrit të kualifikuar, saldues të certifikuar, dhe kuadro të fushave tjera që i mungojnë Kosovës”, tha Panxha.
Sipas tij, ka mungesë të informimit të të rinjve, sepse ka profesione të shumta të zejeve që paguhen mirë dhe ka vende të mjaftueshme pune për ta. Kuadrot e kualifikuara në saldim e profesione të tjera do të kishin mundësi të mirë punësimi, madje ata që dëshirojnë të gjejnë punë jashtë do të mundin fare lehtë ta bëjnë këtë.
Kosova ka industri metalike të zhvilluar mirë në rajon, por mungon kuadri i kualifikuar. Sipas tij edhe mungesa e rrymës po shkakton probleme në industrisë metalike.
