Aktuale
Thaçi nis peticion për shpëtimin e “Kullës së Jasharajve”, pas raportimit të Ndërtimi.info

Kullat e Jasharajve në Prekaz janë në gjendje të rëndë, e të cilat rrezikojnë që të rrëzohen. Për këtë çështje është ngrit një alarm serioz, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Reagime të ashpra për këtë çështje erdhën pas një reportazhi të Ndërtimi.info në lidhje me gjendjen aktuale të këtyre kullave.
Të menjëhershëm reagimin e kishte Jusf Thaçi nga Instituti ATOM. Por, ai nuk është ndalur vetëm me reagim në rrjete sociale.
Thaçi tashmë ka ndërmarrë një nismë për një peticion online, përmes të së cilit do t’i bëhet presion Qeverisë që të ndërdyjë urgjentisht për restaurimin e kullave.
Rrëzimi i mundshëm i kullave do të ishte një dëm i riparueshëm, ka konsideuar Thaçi.
Ai, për Ndërtimi.info ka thënë se si qytetar do të bëjë të pamundurën që të ndërhyhet në kullat e e familjes Jashari në Prekaz.
“Si qytetar do të mundohet të bëj punën time, t’i lus të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta përkrahim këtë, pasi veç e bën temë në media, por deri tash hasi në vesh të shurdhër dhe mendova që duhet ta aktualizojmë edhe njëherë. Shpresoj që do të bashkëngjiten shumë njerëz dh Qeveria do të merr masa”, është shprehur ai për Ndërtimi.info.
Duke bërë thirrje që të nënshkruhet ky peticion, Thaçi ka bërë të ditur se ai do të zgjas derisa të arrihet efekti i duhur.
E, në rast se Qeveria nuk ndërmerr masat e nevojshme, sipas Thaçi, atëherë qytetarët duhet të mobilizohet dhe të mbledhjen mjete për të vepruar në mënyrë që të shpëtohen kullat.
Këtu mund të nënshkruani peticionin për ndërhyrje në Kullat e Jasharajve.
https://www.change.org/p/qeveria-e-republik%C3%ABs-s%C3%AB-kosov%C3%ABs-ta-shp%C3%ABtojm%C3%AB-kompleksin-e-familjes-jashari
