Arkitekturë
Fshati me shtëpi mbi shtëpi

Kisha hedhur shikimin përtej xhamit, dhe çfarë po shihja? Një mori kasollesh të verdha me qerpiç të rrasur në shpatin e një kodre që ishte mbuluar prej mjegullës jo fort të dendur.
Në fshatin Masouleh, që shtrihet në kodrat e thella të maleve Alborz të Iranit, secila pamje përfundon aty ku nis pullazi i fqinjit më poshtë.
Masouleh ishte ndërtuar në faqen e kodrës së thepisur që fshati të mos prekej prej vërshimeve në luginën në këmbët e malit, transmeton “Koha Ditore”. Ishte zgjedhur kastile ky vend që të mos rrihej prej erërave të fuqishme e të ftohta që vinin prej majave të larta.
Pamje mahnitëse
Por që t’i shpëtohej rrugës së thepisur thik teposhtë, ishte marrë vendim që të gjarpërohej rruga duke zgjatur trajektoren për nja njëqind metra më gjatë.
Në të vërtetë, arkitektura e këtij fshati të thepisur është e tillë saqë bahçet e çdo shtëpie – sikur edhe restorantet dhe kafenetë, apo edhe pazari i fshatit – janë të barabarta me nivelin e pullazit të shtëpive ngjitur.
Për shekuj me radhë, pullazet e këtyre shtëpive, konstruktuar prej llaçit, gurit e drurit, jo vetëm që kanë joshur klimë të lagësht, por edhe ngarkesa që shkakton ecja në këmbë nëpër shpatin e e fshatit.
Shtëpia mikpritëse ku po qëndroja unë, si shumë shtëpi të tjera në Masouleh, kishte një dritare të madhe në murin ballor të dhomës së ndejës që të lejohet depërtimi i rrezeve të ngrohta të dritës së diellit – një prej teknikave tradicionale për ta sfiduar të ftohtin e acartë të dimrit.
Çerdhe tregtie
Masouleh ka qenë kaherë çerdhe tregtie; për shekuj me radhë njerëzit vinin prej zonave të ndryshme të rajonit që të shisnin mallrat e tyre. Në fillim të shekullit XX fshati përdorej si bastion i Lëvizjes Jangali, që kundërshtonte pushtimin e Iranit nga forcat osmane, britanike e ruse.
Dëborën fqinjit
Përderisa po rrihja rrugën përpjetë fshatit, hodha shikimin kah lugina, ku një autobus turistësh rrugëtonte ngadalë drejt një pike të fshatit që përdorej si bazë. Prej këtu vizitorët mund të dilnin të ecnin rrugëve gjarbëruese, meqë këtu nuk mund të ketë qarkullim të veturave.
Pjesa e murit dhe pullazit të shtëpive kah ana kodrinore ndërtohet me material të veçantë, atëherë përdoret për hedhjen e dëborës pa pasur gajle se mund t’i shkaktojë telashe fqinjit. Këto struktura janë të forta. Këtu ruhet dëbora gjatë muajve të dimrit, duke minimizuar mundësinë e rrëzimit të pullazit.
