Aktuale
Për kanalet e ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin Banka Botërore ndan miliona euro
Është nënshkruar marrëveshja për Financim Shtesë për Projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Marrëveshja ka për qëllim vazhdimin e financimit për grantet e bujqve, si dhe për rehabilitimin e kanaleve ne Skemat e Ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.
Kjo marrëveshje u bë sot mes Ministrit të Financave në largim, Avdullah Hoti dhe menaxherit të Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, shkruan Ndërtimi.info
Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes ka bërë ë ditur se kjo marrëveshje ka të bëjë me sektorin bujqësisë.
“Objektivat e Projektit janë që të ndihmojnë MBPZHR që të përmirësojë produktivitetin dhe qasjen në tregje, të përfituesve të Projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë, si dhe të konsolidojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie, përcjellë Ndërtimi.info
Në këtë takim u nënshkruar edhe marrëveshja për Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport, ku për realizimin e të dy këtyre marrëveshjeve arrihet çmimi për afro 34.3 milionë euro.
“Të dyja marrëveshjet kanë vlerën afro 34.3 Milionë, ndërsa kohëzgjatja 25 vite maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë, kurse 20 vite janë amortizim me 40 këste gjysmëvjeçare. Norma e Interesit: 0.45% në shumën e tërhequr, Tarifa e Shërbimit: 0.75% në shumën e tërhequr, si dhe Tarifa e Zotimit: 0.5% vjetore në shumën e pa-tërhequr”, shtoi Ministri Hoti.
Dy kreditë janë dhënë nga Asociacioni Ndërkombëtar (IDA) për Zhvillim i Grupit të Bankës Botërore. Kosova është ende përfituese e financimit kocesional (të butë) nga IDA, që jepet me kushte kocesionale, me normë interesi zero ose afër zeros, si dhe me periudha të gjata të kthimit të kredisë.
Ndryshe, marrëveshjet pas aprovimit në Qeveri, do të procedohen për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
You must be logged in to post a comment Login