Connect with us

Featured

Një rrëfim ndryshe nga Kalaja e Prizrenit për ndërtimin e restaurimin e saj [video]

Published

on

Rrugës thik përpjetë nga kalldrëmi i Shadërvanit, nuk është edhe lehtë t’i ngjitesh për të mbërritur deri te Kalaja e Prizrenit. Për vizitorët duket paradoks jetesa në në krye të një rruge që t’i nxjerrë djerstë e zorit. Mirëpo lagjet nën-kala gjithmonë kanë qenë aty.

Përgjatë rrugës, një tabelë tregon se si dukej dikur lagja nën-kala, e në formë pyetje kërkon nga ata që lexojnë të shohin se si duken sot. Dallimi është i madh. Shtëpitë janë tkurrur në numër, e modeli u ka ndryshuar.

Pas rreth 25 minutash e sheh veten në portën e kalasë shekullore, që si vendbanim është ngritur rreth vitit 1100 para Krishtit, por si fortifikatë ka filluar të ndërtohet nga shekulli IV deri në atë të VI-të. Brenda pamja është shumë më e mirë se sa para shumë vitesh. Numër i pakët vizitorësh ishin atë mëngjes brenda Kalasë së Prizrenit.

Shtigjet e ecjes shtriheshin në profile hekuri dhe dërrasa druri. Disa punëtorë po punonin në konservimin e një objekti me rëndësi të veçantë në kohën kur ka pasur jetë në këtë kala. Po konservonin depon e barotit.

Konservimi bëhet me materiale të ngjashme sikur në kohën e ndërtimit. Shafi Gashi, arkeolog dhe udhëheqës i punimeve në kala, tregon gjerësisht se si është gjetur përbërja dhe si bëhet sot përzierja.

“Mjeshtrit e kohës kanë përdorur gëlqere e cila është përfitu nga djegia e gurëve gëlqerorë dhe pas procesit të djegies është hedh ujë dhe në momentin e hedhjes së ujit ajo gëlqere ka fjet ose  është depozitu për një periudhë minimumi 4-vjeçare dhe pas 4 vjete kanë fillu me e përdor këtë gëlqere sepse e ka fitu atë përbërjen kimike jashtëzakonisht të mirë dhe ka pasë efekte jashtëzakonisht të fuqishme lidhëse. Po ta shohim në disa temele për shembull të kohës të kësaj periudhe pothuajse edhe sot, cementa e fundit e kohës nuk është aq e fortë sa llaqi gëlqeror sidomos në themelet e objekteve që e kanë përdorë me gjasë llaq gëlqeror të kualitetit ekstrem të lartë dhe është mjaft e fuqishme. Ndërsa për ta përdor ndalimin e ujt apo për ta spostu ndalimin e ujit brenda objekteve ose për të ndërtu rezervarët e ujit kanë përdorë edhe një përbërës diku prej 20-30 % i kanë hedh material të tjegullave të ndryshme, tullave të ndryshme që janë pjekë deri në pjekje me oksidim, është shtyp ajo dhe është hedh llaq gëlqeror, ranë dhe tullë dhe ka bo një mbyllje të depërtimit të ujërave në çfarëdo ambienti që është ndërtu në periudha të ndryshme kohore. Këtë informacion e kemi nga laboratori por bëjmë krahasime edhe nga të dhënat e autorëve të ndryshëm që kanë vënë mbindërtime të ndryshme nëpër faza kohor”, thotë Gashi.

Puna në kala është e kushtueshme dhe ndihma e Ambasadës Amerikane ka bërë që punimet të jenë më të shpejta. Partnerët në këtë projekt janë CHwB Kosova dhe IAK-u. Mirëpo ka pengesa nga autoritetet vendore.

“Një plan ka qenë i vitit 2014 kur është bo një memorandum me ambasadën amerikane ku është dakordu që 700.000 dollarë ta ndihmojë këtë monument ambasada amerikane me fonde dhe po aq fonde të derdhë ministria e Kulturës gjegjësisht, qeveria e Kosovës. Në këtë kontekst dy vite është përmbajt ai memorandum, dmth në vitet 2014 dhe 2015 ne kemi pasë 200.000 euro fonde nga ministria e Kulturës ndërsa në vitin 2016 dhe këtë vit na janë përgjysmu fondet dhe si pasojë e përgjysmimit të fondeve ne kemi ngelë. Pothuajse edhe për dy vite ne duhet të vazhdojmë aktivitetin minimum në qoftë se do të kemi edhe përkrahje”, tregon arkeologu Shafi Gashi.

Kur pyetet për veçantitë që ka kjo kala, ai thotë: “Kalaja e Prizrenit ka një gamë shumë të madhe të jetës, një pozicion ekstrem të bukur, shumica e turistëve njëherë mahniten për peizazhin përreth kalasë që është, për mundësinë e pamjes së gjithë Dukagjinit pothuajse nga ky pozicion. Pastaj pasuria arkitekturore, kultura materiale e shumë elemente të tjera edhe shumë legjenda e shumë histori që kanë ndodh në kala dhe ne i kemi gjetë ne forma të fragmentume nga burime të ndryshme antike”.

Teksa kalatë tjera, sikur ajo e Beratit apo e Beogradit kanë ende banorë brenda tyre, në Kalanë e Prizrenit është një gjendje tjetër.

“ani Kalaja e Prizrenit si duket në periudhën osmane ka pasur një stabilitet, një situatë të qetë dhe përveç informacionit që e kemi të vitit 1683 që është e famshme ajo lufta e madhe austro-turke që trupat austro-hungareze depërtojnë deri në Prizren dhe Shkup dhe një prej përkrahësve të kryengritjes së popullsisë shqiptare ka qenë Pjetër Bogdani. Kanë qenë prijës të fushatës. Atë moment lufte e kemi në atë periudhë dhe pas kësaj date si duket kalaja ka qenë më shumë si një garnizon ushtarak ku kanë qëndruar vetëm ushtria. Ndërsa nuk kemi informacione që kanë jetu, në periudha të qeta kohore kanë jetuar edhe familje. Natyrisht këtë nuk e kemi por si duket edhe nga strukturat e ndërtimit, në situata të qeta nuk kanë jetu njerëzit në kala. Vetëm kur është kanosë rreziku nga luftëra të ndryshme, popullsia lokale është ruajtur në kala. Përndryshe e kemi informatën e fundit të një ushtari i cili e ka lanë në formë gojore, me gjasë ka vdek në vitet e 50-ta i cili rrëfen historinë e fundit si ushtari i fundit që është tërhjek nga kalaja në vitin 1912. Si duket më 1912 kalaja është braktisë nën sulmet e fuqishme të luftërave ballkanike”, shtoi Gashi.

Menjëherë pas portës kryesore, në dy anë shtrihen kasamatet. Ato janë të ndryshme në forma, ngaqë ndër vitesh aty është ndërtuar gjithmonë. Ato kasamate kanë shërbyer si depo ushqimesh, ashtu edhe si për ruajtje të bagëtisë, mirëpo edhe për të luftuar. E nga ajo që tregon arkeologu Shafi Gashi, në kasamate apo në depon e barotit, për gati tri vjet është mbajtur i burgosur rilindasi Abdyl Frashëri.

Ne largohemi nga Kalaja e Prizrenit për t’u rikthyer përsëri, kur punimet do të marrin formë përfundimtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending