Uncategorized
Mendo këto katër gjëra para se të blesh banesë apo shtëpi
Nga kostoja deri te tualeti këto janë pesë gjërat më të mira që duhet vlerësuar përpara se të blini banesën tuaj të ardhshme.
Nëse ju keni shkuar të bëni pazar për një banës ju duhet të vendosni të parën atë që ka më shumë rëndësi për kërkesat e juaja.
Dëmtimi i banesës dhe ndryshimet që mund t’i ndodhin asaj brenda një periudhe jo të gjatë prej kur është blerë, renditet si një nga gjërat që duhet t’i keni parasysh. Kur të vizitoni një apartament të mundshëm, vini re se mos ka ndonjë dëmtim të dukshëm dhe ta bëni pjesë të marrëveshjes. Mos ngurroni ta pyesni janë të gatshëm të rregullojnë ndryshimet që ju kërkoni para se ta blini banesën tuaj. Nëse jo, kërkoni çmim më të ulët.
Çmimi gjithsesi që është element me rëndësi. Është e rëndësishme për të krahasuar çmimet e pronave të tjera të ngjashme. Mos harroni t’i bëni vetes disa pyetje sikur “A është çmimi i banesës i drejtë?”, “Nëse është, a mund ta përballoni atë me lehtësi?”, “Ju mund të jeni gati për një banesë të tillë, por a është paga juaj?”. Mundohuni të bëni një tabelë me buxhetin mujor dhe shpenzimet tjera duke parë se a e përballoni dot.
Element tjetër që duhet të kihet parasysh para se të blesh vendin ku do të kalosh jetën, është lagjja. Preferohet që mos të vendosni, duhet të shëtisni nëpër lagje pa përtuar. Ajo që duhet kontrollohet në lagje është se sa është e sigurt, cilat shërbime janë afër, a ka shkollë për fëmijë, zona të gjelbra dhe gjëra të ngjashme. Shihni kush janë banorët tjerë, bisedoni me ta për ta pasur parasysh komunitetin me të cilin do të jetoni dhe do të rriten fëmijët tuaj.
E pas gjithë këtyre, vjen ajo që duhet nënshkruar, kontrata. Duhet t’i bëni sytë katër dhe të lexoni fjalë për fjalë e rresht për rresht se çka shkruan në kontratë. Duhet të siguroheni se i kuptoni të gjitha ato dhe që asnjëra nga pikat e kontratës nuk ka kuptim të dyfishtë për të lënë hapësirë për të manipuluar. E në fund shihni edhe njëherë shumën e parave që do ta nënshkruani.
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Infrastrukturë2 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
You must be logged in to post a comment Login