Aktuale
“Arkitektët në vitet e ’70-ta gëzonin më shumë besimin e shoqërisë”

Roli i arkitektit në shoqëri zë vend të rëndësishëm në jetën e përditshme. Kjo nis në momentin kur merret vendimi për të ndërtuar një shtëpi të re e që më pas lë për të dëshiruar edhe për hapësirat publike.
Por, roli i arkitektit sot në Kosovë nuk zë vendin meritor. Marrë parasysh kohët e mëhershme arkitekti ka pasur vlerë më shumë se sa tani.
Këtë e thotë profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Xhelal Llonçari.
Ai tregoi se besimi i arkitektit në atë kohë ka qenë i shoqërisë, ku falë këtij besimi ai ishte zgjedhë edhe udhëheqës i punishtes së Pallatit të Rinisë. Ky besim iu dha edhe pse Llonçari ishte një i ri në moshë.
“Besimi ka qenë i shoqërisë. Themi në atë kohë falë këtij besimi unë edhe jam përcaktu edhe si udhëheqës i punishtes të Pallatit të Rinisë, përkundër moshës shumë të re”, tregoi ai gjatë një intervistë për Ndërtimi.info
Mungesa e arkitektëve e sidomos të arkitektëve shqiptarë pati bërë që arkitekti të mbulojë edhe fushën e ndërtimit, të mbikqyrjes e të projektimit.
“Mirëpo mungesa e arkitektëve, mungesa veçanërisht mungesa e arkitektëve shqiptarë të cilët kanë qenë pak në numër është kërkuar që t’i mbulojnë shumë fusha. Si fusha e ndërtimit, fusha e mbikqyrjes, fusha projektimit do me thënë arkitekti ka një spektër shumë të gjërë të veprimit shoqëri, e atëhere më është dhënë besimi të bëjë atë punë. Pra, dua të them se në atë kohë arkitekti ka kotu më lartë se sa që koton sot në shoqërinë tonë”, tha profesori Llonçari.
Në vitin 1978-të Prishtina kishte 62-63 arkitektë përfshirë gjitha kombësitë.
Nëse krahasohet me numrin e banorëve me një përqindje apo mesatare të shteteve të zhvilluara, ky numër i arkitektëve ka qenë zero.
