Arkitekturë
Në korrik hapet ekspozitë mbi arkitekturën jugosllave

Muzeu i Artit Modern ka njoftuar ekspozitën e tyre verore që eksplorojnë arkitekturën e ish-Jugosllavisë. Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 do të jetë prezantimi i parë në SHBA për punën e zhvilluar brenda 45 viteve të ekzistencës së ish-Jugosllavisë.
Duke përfshirë mbi 400 vizatime, modele, fotografi dhe shirita filmash nga arkivat e ndryshme komunale, MoMA prezanton punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë socialistë të ish-vendit.
Arkitektura nga kjo periudhë varion nga rrokaqiejt e stilit ndërkombëtar deri tek brutalizmi që shfaqin pluralizmin radikal, hibriditetin dhe idealizmin që gjendej në shtetin jugosllav. Ekspozita e MMA-së do të eksplorojë tema të urbanizimit në shkallë të gjerë, eksperimentimit teknologjik, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen e përgjithshme të arkitekturës jugosllave.
Punimet e arkitektëve të rëndësishëm si Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radeviq, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Šterić do të paraqiten duke theksuar gamën unike të formave të prodhuara në këtë periudhë kohore.
Nga brendësia skulpturore e Xhamisë së Bardhë në Bosnjën rurale, deri tek rindërtimi i qytetit të Shkupit në bazë të dizajnit Metabolist të Kenzo Tange, në qytetin e ri të Beogradit të Ri, me blloqet e tij ekskluzive në ndërtim të gjerë dhe ndërtesat qytetare, ekspozita shqyrton vargun unik të formave dhe mënyrave të prodhimit në arkitekturën Jugosllave dhe karakterin e saj të dalluar.
Shfaqja do të fillojë më 15 korrik 2018 dhe do të vazhdojë deri më 13 janar 2019.
