Featured
Teatri i Operas dhe Baletit “Ibrahim Rugova” as këtë vit nuk ndërtohet

Janë bërë nëntë vjet që është vënë gurthemeli i Teatrit të Operas dhe Baletit “Ibrahim Rugova”, mirëpo që ky objekt nuk u ndërtua kurrë.
Fillimi i ndërtimit të këtij objekti të rëndësishëm kulturor mund të bëhet as edhe gjatë këtij viti, shkruan Ndërtimi.info.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ai ka thënë se do të hartohet një projekt tjetër për këtë teatër, e cili do të bëhet gjatë këtij viti.
“Për vitin 2018 përkundër buxhetit do të vazhdohet me projektin kapital do të hapet konkursi ndërkombëtar i projektimit për një projekt të ri. Deri në fund të viti 2018 do ta kemi të gatshëm këtë projekt, pastaj do të shohim mundësitë e implementimit”, ka potencuar ministri në Kuvendin e Kosovës.
Projekti në bazë të cilit në vitin 2016 kishte filluar ndërtimi, ka kosto 30 milionë euro, e cila sipas ministrit Gashi është e papërballueshme. Gashi ka thënë kjo është arsyeja që do të hartohet një projekt tjetër, i cili do të kushtonte më pak./Ndërtimi.info/
