Connect with us

Featured

Shtëpia e At Gjergj Fishtës e lënë pas dore, rrezikon të rrëzohet

Published

on

Mure që po u hiqen gurët me radhë, dyer prej druri të rëna, dritare të thyera, mjediset e brendshme totalisht të rrënuara, shkallët prej druri gati në rënie…Edhe vetë pamja e shtëpisë nga jashtë është gati të lëshohet, shkruan MAPO.

Kjo është shtëpia e At Gjergj Fishtës që prezantohet përmes fotove, si gjendje e gjallë deri në ditën e djeshme nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi.

Mure që po u hiqen gurët me radhë, dyer prej druri të rëna, dritare të thyera, mjediset e brendshme totalisht të rrënuara, shkallët prej druri gati në rënie…Edhe vetë pamja e shtëpisë nga jashtë është gati të lëshohet. Kjo është shtëpia e At Gjergj Fishtës që prezantohet përmes fotove, si gjendje e gjallë deri në ditën e djeshme nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi. Prej disa viteve, Zefi por dhe çdokush që ka shkelur aty kanë dhënë alarmin për rrënimin e shtëpisë së shkrimtarit, quajtur Homeri shqiptar për epopenë e tij, Lahuta e Malcis. Edhe pse ky sensibilizim është bërë prej dy vitesh, pothuaj çdo muaj, vetëm tani përgjegjësit e trashëgimisë në Lezhë tregojnë se po bëjnë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti.

Në ironi, ky është nga rastet fatale që s’merr vlerë përkujdesja pasi “jep shpirt”. Përgjegjësi i trashëgimisë së Lezhës, Zefi pas denoncimeve të tij të herëpashershme tani e sheh pothuaj të pamundur këtë projekt të kujtuar mjaft vonë, duke u shprehur në rrjetin e tij social:

Në Fishtë pranë shtëpisë Monument Kulture -ku ka jetuar i madhi At. GJERGJ FISHTA- duke bërë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti tejet të amortizuar, së bashku me specialistët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit (Bashkia-Lezhë). Lidhur me gjendjen fizike të Monumentit, pamjet flasin vetë…

Ka patur një pengesë të hershme mbi këtë shtëpi, me të cilën Ministria shpesh është justifikuar për mungesën e projektit se janë pronarët që nuk lejojnë restaurimin. Ndonëse ndërtesa është përdorur si magazinë misri.

Është e njohur nga mediat se për shtëpinë e At Gjergj Fishtës ka dy shpallje si Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Shpallja e parë është bërë në vitin 1991, me vendimin nr. 4 dt.07.05.1991 nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve dhe i përket shtëpisë ku ka lindur poeti, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1994 kur është shkatërruar nga banorët e zonës. Aty është vendosur një kryq, dhe një libër simbolik mendohet të jenë gjetur fragmente të themeleve nga DRKK e Shkodrës, pas gërmimeve të bëra.

Ndërsa me urdhrin nr. 702 dt. 05.06.2008 të Ministrit të Kulturës është shpallur si monument kulture edhe një shtëpi tjetër, ku ka banuar poeti, në fshatin Fishtë për disa vjet. Për këtë objekt në vitin 2012 është hartuar një projekt, madje ka patur edhe një fond për restaurimin e saj është kundërshtuar nga pronarët. Është pikërisht kjo banesë që po shkon drejt rrënimit dhe njihet si Shtëpia e Fishtës.

Në një intervistë të vitit 2015, zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni sqaronte: “Kjo shtëpi në vitin 2012 ka pasur një projekt restaurimi dhe është dhënë një fond por që pronarët kanë kundërshtuar restaurimin e saj, duke pretenduar që t’u jepen tre shtëpi të reja. Kërkesa e këtyre pronarëve është bërë në drejtorinë rajonale dhe më pas kanë njoftuar dhe Ministrinë. Shteti nuk është pronar i të gjithë shtëpive, por shtëpitë që kanë pronarë ka një ligj që përcakton që 60% e paguan shteti dhe 40% e paguan pronari për restaurim por në rastin në fjalë të gjithë shumën do ta paguante shteti”, duke vijuar më tej me shpjegimin ligjor se “Trashëgimtarët e Fishtës nuk kanë as dokumente pronësie kështu që edhe për të krijuar një punim aty, duhet të kesh një dokument pronësie dhe unë personalisht kisha ngarkuar sektorin e Lezhës që t’i ndihmonte në hipotekë që të merrnin tapinë dhe nuk e kanë nxjerrë edhe sot e kësaj dite”.

Dhe ja ku jemi në gjendjen e sotme të shtëpisë së Fishtës: e rrënuar, e gërryer në të gjitha anët, dhe pret ditët e fundit, të bjerë totalisht, edhe pse është shpallur Monument Kulture dhe ka një histori, jetën e shkrimtarit e poetik epik, At Gjergj Fishtës.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending