Trashëgimia
Diskutohet për restaurimin e objekteve të trashëgimisë në Lipjan

Në Komunën e Lipjanit sot është mbajtur takim informues me Institutin Kosovar për Mbrojtje të Monumenteve (IKMM), ku u diskutua për procedurat e reja për aplikim të kërkesave dhe projekteve konservuese/restauruese të trashëgimisë kulturore – arkitekturale si dhe për lehtësimin e bashkëpunimit në mes nivelit qëndror dhe nivelit lokal.
Drejtorët pjesëmarrës në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore si dhe me Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme.
