Aktuale
Kanë hyrë në fuqi tri udhëzime administrative për Ndërtim
Nga Ligji për Ndërtim kanë dalë tri udhëzime administrative, të cilat janë nënshkruar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala. Këto udhëzime nuk janë të reja, por kanë dalë me disa ndryshime dhe me emërtime të njëjta, duke i zëvendësuar të kaluarat.
Tri udhëzimet që janë nënshkruar nga ministri Ferat Shala, të cilat mund t’i lexoni duke klikuar mbi to, janë:
UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH -NR.04/2017 PËR KATEGORIZIMIN E NDËRTIMEVE
Udhëzimet Administrative, sipas kumtesës së lëshuar nga ministria, kanë për qëllim thjeshtësimin e procedurave për aplikim dhe shqyrtim të kërkesave për Kushte Ndërtimore, Leje Ndërtimore dhe Leje Rrënimi.
“Procedurat për aplikim bazohen në kategoritë e ndërtimeve, me ç‘rast kategoritë me rrezikshmëri më të ulët kanë me pak procedura. Njëkohësisht, Udhëzimi Administrativ për mbikëqyrjen Inspektuese përcakton procedurat e mbikëqyrjes inspektuese në mënyrë që të sigurohet se ndërtimi realizohet sipas legjislacionit në fuqi dhe i plotëson kërkesat për siguri, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetareve në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
-
Aktuale3 days ago
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
-
Infrastrukturë3 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës
-
Infrastrukturë7 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë5 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë6 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë5 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login