Aktuale
“Kosova nuk ka strategji për sistemin e ngrohjes”
Eksperti i energjisë Agron Dida, tha se në Kosovë sezoni e nxemjes është shtatë muaj. “Edhe druri edhe linjiti janë ndotës të ambientit.
Duhet të punohet që të kemi më shumë pyllëzim në Kosovë. Ka shumë prerje të drurit, ka import të tij, ka edhe kontrabandë. Gati 3 metra kub shkojnë për nxemje, rreth 80 % është e drurit përdoret për nxemje, por për shkak të zhvendosjes në qytet ka rritje të konsumit përdoret për nxjemje me energji elektrike”, tha ai.
Sipas Didës të gjitha ndërtimet e larta që po bëhen në Prishtinë po instalojnë vetëm pajisjes me nxjemje nga energjia elektrike. “Nuk ka strategji për të zgjidhur problemin e energjisë elektrike”, deklaroi ai sonte në emisionin subvencion në Radio Televizionin e Kosovës.
Kurse drejtori i Inspektoratit Qendror në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, Besim Zogaj, deklaroi se ka rritje të hapësirave të pyjeve në Kosovë. “Ka pyje që kanë kaluar në parqe nacionale. Në bazë të ligjit shfrytëzimi i parqeve nuk lejohet. Pyjet kanë kaluar në menaxhim të komunave. Kjo ka nxjerrë problem dhe ka krijua problem të madh dhe i dëmtoi shumë pyjet”, tha Zogaj.
Kurse kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, vlerësoi se ka shumë ndotje në këtë komunë. ‘Edhe pse është punuar ka ende ka ndotje. Kemi pasur takime që të kemi mbështetje për koogjenerim për nxjemjen e Komunës së Obiliqit. Gjatë sezonit dimëror, ka shumë ndotje nga ekonomitë familjare”, tha Gashi.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale