Infrastrukturë
Rruga e vetme në botë që lidh Rusinë me Korenë e Veriut
Koreja e Veriut është vendi më misterioz dhe më i izoluar në botë, dhe kufizohet me Kinën, Korenë e Jugut dhe Rusinë, kurse me të fundit ka një vijë kufitare prej 17 kilometra, shkruan Business Insider.
Për dallim nga kinezët, rusët kanë lejuar që Goole të vë kamera në kufi dhe të filmojë vijën kufitare të këtyre dy vendeve. Rruga e vetme mes Koresë së Veriut dhe Rusisë është ura hekurudhore (e miqësisë), nën të cilin kalon liqeni Tumen. Deri te kjo urë mund të arrihet përmes rrugës Linenaya.
Në këtë rajon ka shumë pak aktivitete, gjykuar në fotografitë e realizuar në vitin 2013. Kjo pjesë e rrugës në territorin rus është e mbuluar me gjelbërim, por njëjtë është edhe në pjesën e Koresë Veriore. Gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë, njerëzit mund të hasin në dy kulla të vogla dhe një shtëpi si në përralla. Prej aty mund të lëvizet vetëm edhe 10 metra, nga ku shihet edhe liqeni Tumen, që kalon nëpër tri shtete, Korenë e Veriut, Kinën dhe Rusinë.
Objekti i fundit që mund të shihet edhe një shtëpizë misterioze, kurse pak më poshtë edhe ura e miqësisë – matanë gjendet Koreja e Veriut.
Kjo vijë kufitare edhe mjaft mirë e siguruar nga të dyja anët, dhe gjasat për arratisje nga Koreja e Veriut janë shumë të vogla. Por, ata që vendosin ta braktisin këtë vend zgjedhin pikën kufitare me Kinën, pasi terreni është më i përshtatshëm.
Infrastrukturë
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
Infrastrukturë
Ndërtimi i së Ardhmes: Ngritja e Ndërtimit Modular në Lindjen e Mesme
Infrastrukturë
Industria e arkitekturës ka treguar pak interes në eksplorimin e praktikave alternative
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
-
Infrastrukturë3 days ago
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
-
Infrastrukturë3 days ago
Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit
-
Aktuale3 days ago
BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban
-
Aktuale3 days ago
Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta
-
Infrastrukturë5 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Ambienti3 days ago
Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!
-
Infrastrukturë5 hours ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore