Aktuale
Zgjerohet rrjeti i “Termokos”-it, ja kur pritet të nisin punimet

Dimri i radhës pritet t’i gjejë edhe disa lagje të tjera tç kyçura me ngrohjen e kryeqytetit. Ndërsa, zytarët thonë se në maj do të fillojnë punimet.
Qytetarët e Lagjes Kalabria thonë se e mirëpresin shtrirjen e “Termokos”-it në Lagjen e tyre.
“Më mirë është me na sjellë nxehmjen me u ngrohë, e jo me rrymë se shumë shtrenjtë”, tha një banor i kësaj lagjeje për rtk.
“Më mirë është me pagu Termokosin, se rrymë”, tha një banor tjetër.
Kryeshefi ekzekutiv i Temrokosit Naser Canolli ka theksuar se nëse proceset e projektit të Komisionit Evropian ecin sipas parashikimeve në maj do të nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit.
Pjesa qendrore e Prishtinës do të jetë zona e parë ku do të ndërhyhet.
“Kemi Teatrin Kombëtar që nuk ka akoma nxehmje, pastja kemi objektin ku është Minsitria e Bujqësisë dhe Kulturës dhe gjithashtu ehd ekëto dy objekte do të kyçen në ë rrjetin e zgjerimit të “Termokosit”. Gjithashtu në qendër të Prishtiëns edhe disa objektet tjera. Normalisht edhe në “Ulpianë” disa objekte. Në lagjet pereferike do të kalojmë në Lagjen “Kalabria” , jo krejt por një pjesë e tyre. Si dhe Lagjen te Rruga B”, tha Canolli.
Ndërsa, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adoni Tahiri për rtk tha se detajet e zgjerimit të rrjetit të ngrohtores do të kuptohen brenda pak ditësh.
“Me 1 shkurt do të jetë një konferencë e përbashkët në mes të Komunës, “Termokosit” dhe KFW ku KFW-ja do ë na tregoj masterplanin prej nga do t’i marrim detajet se si do të ndodhë zgjerimi i planit. Dhe që prej asaj dite e tutje do të fillojmë me implemtimin e atij plani”, tha Tahiri.
Projekti për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes do të bëhet me ndihmën e Komisionit Evropian me nëj fond prej 3.8 milionë euro
