Aktuale
Manipulimet zvarrisin tenderin për kontrollimin e materialeve në projekte infrastrukturore

Edhe një ankesë tjerër ka arritur në adresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për tenderin “Shërbimet e kryerjes së ekzaminimeve kontrollues për materiale dhe kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore”, raporton Ndërtimi.info
Operatori Ekonomik NSH “IBMS” ka drejtuar ankesa ndaj Minsitrisë së Infrastrukturës, ku thotë se edhe pse kishte bërë kërkesë për rishqyrtimin e tenderit përmes E-prokurimit kjo ministri ka refuzuar një kërkesë të tillë.
Në ankesën drejtuar OSHP-së, të njohur edhe si Gjykat e Tenderëve, kompania pretendon se Minsitria e Infrastrukutrës ka shkel neni 1 të Ligjit të Prokurimit Publik, nenin 6 që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin, nenin 7-barazia në trajtim dhe jo diskriminim.
Gjithashtu, sipas saj ministria ka bërë shkelje edhe të nenit 54, që ka të bëjë me njoftimin e kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar, nenin 43 të Rr.U.O.P.P, nenin 56 dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe dhëninen e kontratave.
Shkelje tjetër është cekur të është bërë edhe në nenin 59, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimin i tenderëve, neni 41 Rr.U.O.P.P.
Minsitria e Infrastrukturës po nga pretendimet e po të njëjtit ankues thuhet të mos ketë respektuar as nenin 60, kriteret për dhëninen e kontratës si dhe nenin 69 të këtij Ligji, që ka të bëjë me aftësi teknike dhe profesionale.
Ditë më parë për të njëjtin tender kishte patur ankesë nga një operatorë tjetër ekonomik.
Pra, kompania N.P.P-IMK “Ballkan Projekt”-Prishtina, kishte bërë ankes në OSHP me pretendimet se Ministria e Infrastrukturës nuk kishte respektuar Ligjin e Prokurimit Publik.
Sipas ankesës së këtij operatori, Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të nenit 1 të Ligjit të Prokurimit, duke vazhduar kështu edhe shkeljen e paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni.
Por Ministria nuk u ndalë me këto shkelje. Në ankesë si shkelje tjetër është përmendur edhe neni 7, neni 23, 27, 28, 41, 42, 51, 52, 54, 59, 60 dhe 67.
