Aktuale
Kërkohet publikimi i kontratave për autostradat, pas asaj për “Kosovën e Re”
Instituti GAP ka kërkuar që të publikohen kontrata për ty autostradat më të mëdha në vend, “Ibrahim Rugova” dhe ajo “Arbën Xhaferi”.
Kjo ka ardhur pasi ky institut përmes një njoftimi e vlerëson qasjen transparente të ministrit Valdrin Lluka, i cili, siç thuhet në njoftim, për dallim nga paraardhësit e tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që nga viti 2011, Besim Beqaj (PDK), Fadil Ismajli (AKR) dhe Blerand Stavileci (PDK), ka zgjedhur të respektojë Ligjin për qasje në dokumente publike dhe të bëjë publike një ndër kontratat më të mëdha që është nënshkruar dhe bërë publike deri më tani – kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Shpresojmë që edhe institucionet tjera publike do të ndjekin shembullin e njëjtë dhe të respektojnë Ligjin për qasje në dokumente publike duke publikuar kontratat me vlerë të lartë, si: Kontratën për ndërtimin e autostradës ‘Ibrahim Rugova’, Kontratën për ndërtimin e autostradës ‘Arbër Xhaferi’, marrëveshjen për homologim të veturave dhe dokumente tjera me interes për publikun”, thuhet në një njoftim të GAP.
Për të gjitha këto dokumente, duke u bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 17 dhjetor 2017, i cili vendos se dokumentet që paraqesin interes të përgjithshëm nuk mund të mbahen konfidenciale, Instituti GAP ka dërguar edhe një herë kërkesë tek Ministria e Infrastrukturës për të pasur qasje në dokumentet e lartcekura.
Instituti GAP thotë se do të analizojë kontratën e publikuar sot dhe në javët në vijim do të dalë me qëndrim për përmbajtjen dhe ndikimin e kontratës së nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve