Arkitekturë
Kompleksi senzacional i 1000 pemëve
Puna në ndërtim vazhdon në kopshtet malore në Heatherwick Studio në Shangai të Kinës. Heatherwick Studio, e udhëhequr nga arkitekti britanik Thomas Heatherwick njoftoi planet e saj të para në vitin 2015 për një kompleks të mbuluar me pemë që përbëhej nga shtëpitë, dyqanet, dhomat e hoteleve dhe një shkollë.
E vendosur pranë rrethit të artit të Shangait – e njohur si rruga 50 Moganshan (M50), projekti është në një copë toke prej gjashtë hektarësh, pranë një parku publik dhe është ndarë në dy pjesë nga një rrip i ngushtë tokash qeveritare dhe ka të inkorporuara disa ndërtesa historike.
Kompleksi me përdorim të përzier prej 300,000 metrave katrorë brenda një zone banimi, është e rrethuar nga kulla betoni në tre anët. Kompleksi masiv është ndërtuar nga 1.000 shtylla me lartësi të ndryshme dhe përbëhet nga mbi 400 terraca të hapura që mbajnë bimë të mirëorganizuara në majë të kolonave.
“E konceptuar jo si një ndërtesë, por si një topografi, hartat marrin formën e dy maleve të mbuluara me pemë, të populluara nga rreth një mijë kolona strukturore”, tha Thomas Heatherwick nga Hatherwick Studio.
“Në vend që të fshihet pas fasadës, kolonat janë tipari përcaktues i dizajnit, që del nga ndërtesa për të mbështetur bimët dhe pemët,” shtoi ai.
I quajtur 1000 Pemë, kompleksi është ende në ndërtim e sipër dhe shumë pemë tashmë janë mbjellë ndërsa ndërtimi është duke vazhduar. Mega-kompleksi krijon një kontrast të mprehtë me rrethinën e vet.
Kompleksi historik i Heatherwick Studio do të hapet në shtator në Cape Town. Përveç kësaj, Studio Heatherwick përfundoi kohët e fundit Qendrën Bund Finance në Shanghai në bashkëpunim me Foster dhe Partnerët.
Projekti tjetër i ndërtuar nga kompania e Thomas Heatherwick – i njohur si Ura e Kopshtit – u rrëzua nga kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan në prill për shkak të paqartësive në skemën e mbledhjes së fondeve për të filluar ndërtimi.
You must be logged in to post a comment Login