Aktuale
Rikonstruktimi i Kalasë së Harilaqit në version tredimensional
Ndonëse është vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, fare heshtur dhe gati e pavërejtshme, qëndron një nga strukturat antike më unike në gjithë kontinentin e vjetër.
Në një kodrinë të zhveshur të fshatit të Harilaqit, historia na ka lënë trashëgimi një kala, rëndësia e sëcilës është vënë në pah vetëm në vitet e fundit.
E cilësuar si unike në krejt Evropën për shkak të dy martiriumeve që ka brenda, kalaja e Harilaqit është rikonstruktuar në një version tredimensional nga një ekip studiuesish i kryesuar nga francezi Eric Folin.
Me një shtrirje gjarpëruese që ndjek relievin natyror të kodrinës, muri rrethues i Kalasë së Harilaqit ka një gjerësi që varion nga 1.3 deri në 2. 2 metra trashësi. Në kuadër të këtij muri ka gjithsej 4 porta, dy në veri e dy në jug të cilat janë hapur në kohë të ndryshme, dhe kanë ndërruar rol varësisht nga periudhat nëpër të cilat ka kaluar kalaja.
Pranë portave janë evidentuar edhe tri kulla vrojtimi diçka shumë e rëndësishme për një kala sikur kjo nga e cila mund të vëzhgohet edhe sot një pjesë shumë e madhe e rrafshit të Kosovës.
Mbrapa këtyre kullave që janë nga 6 metra të larta dhe po kaq të gjera është identifikuar edhe një ambient banimi i vetmi i tillë i gjetur në këtë kala.
“Është një prej të paktëve të ambienteve të banimit, përshkak që përkundër faktit që janë realizuar sondazhe të shumëta, brenda murit rrethuese janë gjetur pak të tilla. Si ambient banimi është i vetmi i tillë. Ka formën e trapezit, përbëhet prej dy ambienteve dhe paraqet fazën e fundit të ndërtimeve në Kalanë e Hrilaqit. Flas për ndërtimet arkitektonike të cialt janë zbuluar deri më sot”, tregon arkeologu Hajdari për Comos të ktv-s.
Por përkundër kësaj në përgjithësi të gjeturat e arkeologëve tregojnë se kalaja ka qenë e banuar që nga periudhat e vona parahistorike e deri te mesjeta e hershme.
Gjithsesi, rëndësinë më të madhe kjo kala e ka pasur gjatë periudhës së hershme biznatine kur mendohet që kalaja është meremetuar nga Perandodri Justinian.
Megjithëse si lokalitet arkeologjik nijhet prej kohësh, vetëm në dekadën e fundit Kalaja e Harilaqit ka marrë vëmendjen e duhur të arkeologëve dhe investimet e nevojshme të institucioneve.
Por ajo që e bënë krejt të veçantë këtë kala janë strukturat e mbetura të dy godinave releigjioze të gjetura në pjesën më të lartë të kalasë.
-
Infrastrukturë23 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë1 day ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë1 day ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Infrastrukturë1 day ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Aktuale1 day ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë1 day ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë1 day ago
E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor