Aktuale
Problemi i Hades alarmon kryeministrin dhe ministrat
Prodhimi i energjisë elektrike në Hade po vështirëson jetën e banorëve atje, e për këtë sot kryeministri në largim, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me ministrat në largim, Ferat Shalën e Blerand Stavileci si dhe drejtorin menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, përcjellë Ndërtimi.info.
Në këtë takim pikë diskutimi ishte tejkalimin e vështirësive me të cilat pritet të ballafaqohet vendi, për prodhimin e energjisë elektrike.
Bartësit e këtyre institucioneve u zotuan se do të përshpejtojnë të gjitha veprimet në fushëveprim të tyre për të adresuar dhe zgjidhur sa më shpejtë të gjitha problemet në mënyrë që pengesat pronësore dhe të ndërtimeve pa leje në terren, të mos vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga zyra e kryeministrit në largim, presin bashkëpunimin e qytetarëve me KEK-un dhe institucionet shtetërorë.
“Pritet që qytetarët, të cilat kanë prona në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KEK-un dhe institucionet shtetërore, për të hapë rrugë që vendi të mos vjen në rrezik rreth energjisë elektrike, duke përfituar të gjitha të drejtat që atyre u takojnë. Prandaj, pengesat e përkohshme, vetëm sa mund ta dëmtojnë vendin dhe të krijojnë obligime të paparashikueshme të importit të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet edhe angazhimi i institucioneve tjera emergjente dhe të sigurisë, për të evituar çdo rrezik eventual.
You must be logged in to post a comment Login