Aktuale
Ky është biznesmeni me babanë e njohur që po paguan statujën gjigante të Skenderbeut
Diku afër 6 kilometra larg Elbasanit në rrugën që kalon pranë Labinotit, tash e mbas do të shihni një monument gjigant të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, që tash bën 550 vjet nga vdekja e tij.
Me material hekur dhe beton, skulptori Fiqiri Kasa po ia plotëson dëshirën biznesmenit Gjergj Luca, duke ngritur kokën e Skenderbeut në 8 metra gjatësi. Mirëpo, kush është ky biznesmen.
Gjergj Luca është një ndërmarrës i njohur në Shqipëri për biznesin me peshk, mirëpo ai ka dikë më të njohur në familje. Ai është i biri i aktorit të madh Ndrek Luca.
Aktori i shumë filmave shqiptarë, kur kishte vdekur i kishte thënë Gjergjit se “po të lë diçka të madhe, po të lë faqen e bardhë”, me arsyetimin se aktorët nuk kanë pasur para.
Sot Gjergj Luca ka bërë që të kthehen të gjitha kokat kah Labinoti, ku sipas skulptorit që një natë më herët foli në TOP SHOW Magazine, tha se do të ketë edhe figura tjera që do t’i bashkëngjiten statujës kryesore.
-
Infrastrukturë1 day ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale1 day ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh