Arkitekturë
Ambasada amerikane 1 miliard dollarëshe në Londër
Ambasada e re e SHBA-së në Londër hapi dyert e saj për publikun për herë të parë të martën, një monolit i qelqit prej një miliard dollarësh.
Me një çmim prej 1 miliard dollarësh, ambasada nuk është vetëm një nga ndërtesat më të shtrenjta të këtij lloji në botë, por gjithashtu ndoshta një nga më të famshmet pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump javën e shkuar tha se po anulonte një vizitë të planifikuar në Londër për shkak të zemërimit të tij mbi koston e saj.
Ambasada e re, një kub prej xhami prej 12 katesh, projektuar nga Firma e Arkitekturës Filadelfia Kieran Timberlake, do të strehojë rreth 800 punëtore dhe pritet të ketë 1 mijë vizitorë çdo ditë.
Ndërtesa ishte paguar duke shitur prona të tjera qeveritare të SHBA-së në Londër.
Ndërsa, Ambasadori Woody Johnson, ka deklaruar se ndërtesa 1 miliard dollarëshe është një “sinjal i qartë për botën” se marrëdhëniet e veçanta më këtë vend janë më të forta si kurrë më parë.

Ai shtoi se do të dëshironte që hapjen zyrtare të kësaj ambasade ta bëj presidenti amerikan Trump, i cili në shkurt të vitit të ardhshëm pritet ta vizitojë këtë vend.
“Presidenti Trump dëshiron të bashkëpunojë edhe më shumë me Britaninë, me qëllim që këto dy vende të jenë edhe më të sigurta. Kështu ambasada e re është sinjal për botën, që marrëdhëniet speciale mes këtyre dy vende janë më të forta se kurrë më parë”, ka shtuar ai.

Ndërtesa e re ka një hapësirë të mjaftueshme për të gjitha, pasi shtrihet në 48 mijë metra katrorë.




















