Arkitekturë
Vendoset për rishikim të “unazës së hekurt” pas peticionit
Një skulpturë në formë unaze është projektuar nga arkitektët e George King që do të vendoset në Kështjellën e Flint në Uells – por skulptura ikonike është vënë në pritje nga qeveria e Uellsit pasi ajo ishte e ekspozuar ndaj kritikave të ashpra nga banorët vendas dhe kundërshtarët e projektimit.
Arkitektët George King të Londrës u përzgjodhën si fitues të një konkursi të mbajtur nga qeveria e Uellsit për të projektuar një copë arti që simbolizontet regimet dhe legjendat e Uellsit dhe krijimin e një lidhjeje mes tyre. Propozimi i studios ishte projektuar për të inkurajuar vizitorët për të vizituar kështjellat e tjera në unazë.
Sidoqoftë, populli lokal dhe kundërshtarët e projektimit kanë pohuar se projekti fyen njerëzit e Uellsit pasi përfaqëson “nënshtrim, shtypje dhe padrejtësi” të përjetuar gjatë periudhës së Edwardit I, Mbretit të Anglisë, nga 1272 në 1307. Pas shpalljes së projektit banorët vendas kanë nisur një peticion online për projektin që “duhej të hiqej” dhe pasi arriti mbi 10.000 nënshkrime, Ken Skates, sekretari i kabinetit të Uellsit për ekonominë dhe infrastrukturën, pezulloi projektin për ta rishikuar në hollësi.
“Ne e shohim këtë jashtëzakonisht jorespektuese ndaj popullit të Uellsit dhe paraardhësve tanë që kanë luftuar shtypjen, nënshtrimin dhe padrejtësinë për qindra vjet. Kërkojmë që ju të rishikoni vendimin për ndërtimin e këtij monumenti dhe për të përdorur paratë diku tjetër”, thuhej në peticion .
“Ne kërkojmë që ju të luteni të ndërhyrni dhe të parandaloni ndërtimin e kësaj vepre të paarsyeshme artistike”, vazhdohej aty.
Unaza ikonike e hekurit u projektua në formën e një unazë çeliku të ndryshkur me diametër 30 metra që qëndronte në brigjet e grykëderdhjes së Dee. Kalaja Flint filloi në vitin 1277 dhe ishte një nga të parat që u ndërtua në Uells nga Mbreti Edward I.
Duke iu referuar kësaj unaze historike, arkitektët e projektuan këtë projekt skulpturor për të “simbolizuar një kurorë gjigante të ndryshkur që përfaqësonte marrëdhënien intime midis monarkive mesjetare të Evropës dhe kështjellave që ata ndërtuan”.
“Forma e balancuar e pasigurtë e skulpturës, gjysma e varrosur nën tokë, gjysma e projektuar në ajër, tregon natyrën e paqëndrueshme të kurorës. Vendndodhja e saj në Kalanë e Flint shënon vendin ku kurora u transferua shkëlqyeshëm nga një dinasti mesjetare në tjetrën, siç përshkruhet Në Richard II të Shekspirit “, tha George King Architects.
Unaza e hekurit është projektuar me kujdes për të punuar në shumë shkallë. Nga larg, forma e saj goditëse, ikonike, ngjan me një artefakt gjigant të lashtë, të larë në bregun e grykëderdhjes së Dee. Shkalla e saj dhe forma dinamike, e plotësuar me ndriçim LED, do të thotë se do të bëhet një pikë referimi menjëherë për zonën. Megjithatë, kur ju i afroheni skulpturës bëhet e qartë se pjesa është më shumë se një skulpturë.
You must be logged in to post a comment Login