Aktuale
Pas shembjes së tokës, vazhdon shqetësimi i banorëve të pallatit në Gjirokastër
Në ditën e 8-të pas rrëshqitjes së tokës, vijon të jetë shqetësuese situata për banorët e pallatit në Gjirokastër.
Në ditën e 8-të pas rrëshqitjes së tokës, vijon të jetë shqetësuese situata për banorët e pallatit në Gjirokastër.
Studimi paraprak i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar thekson trajtimin e hershëm të prezencës së fenomenit të rrëshqitjes dhe rrezikut që paraqet për këto zona. Në këtë studim pohohet se përpilimi i një raporti mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të rrëshqitjes së ndodhur në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër daton që në vitin 2001, ndërsa në prill të 2011 është hartuar një tjetër raport që paraqet rrezikshmërinë e banesave të ndodhura në lagjen “Cfakë”.
Por me sa duket të gjitha këto studime e raporte nuk janë marrë parasysh, ndërsa situata është rënduar duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve që tashmë ndodhen në situatën e delegimit të përgjegjësive, ndërsa autoritetet nuk po marrin parasysh shkallën e rrezikshmërisë së jetës së këtyre banorëve.
Ekzistojnë 7 studime nga autorë të ndryshëm që theksojnë se kodra e lagjes “Punëtore” në të gjithë gjatësinë e saj prej 300 metrash është e rrezikuar nga rrëshqitjet. Në të kaluarën janë regjistruar 5 rrëshqitje të rëndësishme në këtë zonë, që gjeologët kanë këshilluar të merren në konsideratë.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova