Aktuale
Inspektori në Kamenicë i dënuar për korrupsion nga Apeli vazhdon të marrë pagën
Paqartësitë në interpretimin e Ligjit për Shërbimin Civil kanë bërë që përgjegjësi i Inspektoratit në Kamenicë, Refik Latifi, të mbajë punën pavarësisht se ka një vendim të formës së prerë për dënimin e tij.
Latifin, Gjykata Themelore e Gjilanit e kishte dënuar me 6 muaj burgim nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dënim që ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit, më 11 nëntor të vitit të kaluar, raporton KTV.
Por, Ligji për Shërbimin Civil, në nenin 90, parasheh që një shërbyesi civil i ndërpritet kontrata kur ai mes tjerash dënohet nga një gjykatë me vendim të formës së prerë për mbajtjen e burgut efektiv për 6 muaj e më tepër.
Zyra e personelit në Komunën e Kamenicës, duke i marrë parasysh vendimin e gjykatës dhe ligjin në fjalë, i ka kërkuar një opinion ligjor Ministrisë së Administratës Publike.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka pranuar se nuk ka njohuri për rastin e Latifit, por është zotuar se nuk do të tolerojë raste të tilla.
Latifi është gjetur fajtor se kishte lejuar kalimin e mjeteve transportuese të eksploatuesve ilegalë të zhavorrit në zonën e Kamenicës, pavarësisht se të njëjtat, ishin ndaluar nga Policia e Kosovës në mungesë të dokumentacionit përkatës.
Avokati i Latifit, Shemsedin Piraj, ka bërë të ditur për KTV-në se tashmë i janë drejtuar me një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova