Aktuale
Autostrada “Arbën Xhaferi” ende po i shpronëson tokat në Han të Elezit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të tokave në Nikaj dhe Soponicë, nëprmjet të cilave i hapet rrugë punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.
Miratimi u bë në mbledhjen e sotme ku Ministrija e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës të nxjerrë vendimin ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik.
“Deperatmenti i shpronësimit pasi ka shqyrtuar kërkesat në aspektin ligjor dhe teknik ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore të përcaktuara me neni 4, 8 dhe 45 të Ligjit për shpronësimin e tokës së paluajtshme. Andaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të nxjerrë vendim ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotërueseve të interesit të cilat preket nga ndërtimi i Autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit zona kadastrale Nikaj dhe Suponicë”, paraqiti ministrja”, kërkoi ministrja.
Reshitaj në këtë mbledhje mes tjerash tha se ministria të cilën ajo drejton është duke i realizuar me kohë kërkesat e Ministrisë së Infrastrukturës për shpronësim të tokave që prekën nga ndërtimi i tokave.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale