Connect with us

Arkitekturë

At Gjergj Fisha fantastik edhe si arkitekt [skica]

Published

on

Pak skica kanë mbërritur prej tij nga vizatimet e hershme, ndërsa dëshmohet edhe hapja e një ekspozite. Ndërsa në fushën e arkitekturës njihen si vepra të tij “Kisha e re e Motravet Stigmatine”, Kisha e Prekalit, e Toplanës në Dukagjin, e Rubikut, etj…

Figura e At Gjergj Fishtës është shumëdimensionale dhe botimet e shumta të viteve të fundit po e plotësojnë pak nga pak portretin e tij të pazakontë. Sot mund të lexoni për një anë jo shumë të njohur të këtij profili: rolin e Gjergj Fishtës në arkitekturë, ku njihet si autor i një varg ndërtimesh kryesisht kishtare.

Fishta si arkitekt

Fishta mahnitej prej ndërtesave të bukura. Kur i qëllonte të gjendej para një të tillë, në kryeqendrat e Evropës e deri në qytetet e Ballkanit si Sarajeva, ai ulej në gjunjë dhe e sodite gjatë deri në hutim. Mandej me atë imazh ndër mend, mbërrinte te fleta e parë që gjente dhe me laps niste e skiconte frymëzimin e ri. Gjergj Fishta ishte i lidhur fort pas arkitekturës.

Në foton e famshme të Marubit, ku ai paraqitet në studion e tij, bashkëkohësit dëshmojnë ndër shënimet e tyre se Fishta aty është pikërisht duke skicuar një projekt arkitekture.

Befasia më e madhe e Fishtës arkitekt, është dëshmia e bashkëkohësve të tij, të cilët thonë se ai ka qenë arkitekt i një varg kishash të famshme në veri të Shqipërisë dhe i kanë përshkruar me hollësi ndërhyrjet e tij arkitekturore.

Dorëshkrimet e Fishtës, fletoret ku skiconte e tablotë e pikturave nuk janë publikuar. Vonë, pas viteve ’90, besnikët e tij, që i kishin ruajtur me fanatizëm përgjatë viteve të ashpra të diktaturës, i nxorën këto thesare nga “vendet e fshehta”. Një pjesë e madhe e tyre gjendet në arkivin e shtetit, pasi u dorëzuan prej tyre. Aty bashkë me skicat artistike, janë dhe një numër i madh projektesh arkitekture skicuar prej tij.

Po ashtu edhe në studimin e pader Leon Kabashit, i cili flet gjerësisht për Fishtën në botën e arteve pamore, jepen dhjetëra dëshmi të punëve të tij arkitekturore.

Më e veçanta e kuriozja, mbase është ndërhyrja e tij në kuvendin françeskan në Lezhë, pranë kishës së Dom Lleshit e ndërtuar në vitin 1240. Te ky kuvend Fishta ka kryer një varg ndërhyrjesh arkitekturore. Aty ndodhet edhe oda e tij, ku ka qëndruar një kohë të gjatë, e ku ka shkruar këngën 26, më të bukurën e poemës së tij epike “Lahuta e Malcisë”, si dhe i ka dhënë dorën e fundit kësaj vepre të madhe të letërsisë shqipe.

Në studimin e  tij pader Leon Kabashi, nxënësi i Fishtës, për këtë punë të poetit arkitekt, shkruan se një vepër e veçantë e tij është “ndërtesa e bukur, qela e Lezhës, e cila ka dritare të mëdha të hijshme, që  grishin udhëtarin kah mikpritja e fratit, e ku është edhe oda e At Gjergjit, në të cilën shkroi do pjesë të Lahutës”.

Një tjetër monument fetar ku vuri dorë Fishta ishte edhe Kisha e Rubikut, me pamjen ballore gdhendur në gur ku sheshe, korniqe e shtylla përbëjnë një organizëm të pashoq.

Po ashtu kabashi përmend Kishën e  Re të Laçit, dhe një varg kishash në qytetin e Shkodrës.

“Kisha e re e Motravet Stigmatine në Shkodër është arkitekturë e Fishtës e vitit 1927. “Ajo navate e gjerë e dekoruar me kapitela të posaçëm, a nuk i përngjan prehrit të nënës shqiptare, çerdhes së parë të jetës, e gatshme të rritë, të mbrojë dhe të drejtojë brezat e rinj të denjë për fenë, për nderin dhe trashëgiminë e të parëve? Po ato pesë dritaret romanike në ballë, të hedhura e të ngushta, të ndara tresh si mosha e njeriut, e para dhe më e vogla të sjell ndër mend jetën e  fëmijës, tre dritaret në qendër kohën e aktivitetit të vrullshëm të jetës, ku më madhja atë ndaj fesë, ndërsa e pesta ashtu si e para, tregon parabolën e jetës në perëndim, moshën e pleqërisë. Si mund të bëhej më mirë balli i kësaj kishe, përveçse ashtu siç e zgjidhi patër Gjergji?”, analizon Kabashi, këtë ndërhyrje të veçantë arkitekturore të Fishtës.

Më tej ai përmend kishën e Prekalit (Dukagjin) “te gurra e Zhylës, vend pushimi për shtegtarin e maleve, dëshmi feje dhe burrërie për malësorin. Aty ndër Thermopilajt e Dukagjinit, ku pa mëshirë për qindra vite iu ndal hovi rrymës aziatike, u desh një muranë e denjë për atë kufi të shenjt; At Gjergj Fishta në bashkëpunim me mikun e vet inxhinierin L. Zojsin realizuan planin e ri të lavdërueshëm sipas stilit të bukur në vitin 1938”.

Po ashtu sipas shënimeve të kabashit mësojmë se edhe për fratin misionar të Toplanës(Dukagjin), “njeri i botës së qytetëruar nuk pati deri vonë një banesë për të jetuar si njeri;  At Fishta mendoi edhe për këta flijues të maleve tona, premtoi dhe  ndërtoi shtëpi të thjeshtë, por të rregullt”.

Kisha e lagjes Arra-Madhe(Shkodër), me kumbanorë të bukur që i përkiste kohës së Turqisë, priste At Fishtën, i cili së bashku me inxhinier Zojzin morën planin e vjetër ku me vështirësi e guxim bashkuan dy ndërtesa në një.

“Ku më fort u zgjua dashuria për klasicizëm, se në hartimin e Kishës së lagjes Rus(Shkodër)? Sipas Kabashit, At Fishta në atë shesh ngriti pas qindra vitesh jetën klasike si dikur në Firencen e familjes së famshme Mediçi, me arkitektët e mëdhenj Leon B. Albertin, Bruneleskine, Mikelaonxholon. “Duke qenë se vendi ku do të ngrihej ndërtesa ishte i kufizuar dhe ndoshta edhe shuma financiare, dëshira e madhe për t’i dhënë një trajtë të bukur dhe  tipike si brenda dhe jashtë, ndoshta pa e kuptuar hartuesi, u duk pak i tepruar në korniqe. Vizat e pastra horizontale sipas stilit grek, të harmonizuara më së miri me harkun guximtar romak, na jep shijen e një ekleptike të hollë te Fishta arkitekt.  Dritaret dhe harqet me të endurat e korniqeve janë sipas shijes së Mikelanxhelos në kapelën e Mediçajve të Firences apo të pallatit Farnese në Romë”.

Po ashtu, Fishtës i njihet si arritje në fushën e arkitekturës edhe shumë ndërhyrje në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, sidomos në Bibliotekën e françeskanëve.

Sikurse kishte ndodhur me dashurinë e tij për pikturën, botë në të cilën të gjithë përpjekjet e Fishtës ishin autodidakte, pa studime të mirëfillta në një akademi arti, e njëjta sfidë ishte për të edhe në botën e arkitekturës. Ai vizitonte pafund muzetë e ndërtesat më madhështore të qyteteve më në zë të Evropës, studionte pa fund literaturën që mbështetej mbi arritjet e mëdha të mjeshtërve të Rilindjes, ndërthurjet dhe përputhjet e stileve më të njohura, ligjet e kësaj fushe tejet të veçantë e të vështirë njëkohësisht.

Rezultati i këtij pasioni të madh ishte i dukshëm. Sot të gjithë kureshtarët mund të zbulojnë gjurmë të madhështisë së Fishtës arkitekt, në të gjitha këto ndërtesa monumentale, mund të zbulojnë magjinë dhe frymëzimin e pazakontë që e kishte pushtuar poetin e madh, tek e fundit Fishtën në botën e artit figurativ, ana më e panjohur e kolosit të letërsisë shqipe.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending