Aktuale
Fontana që “sfidon” gravitetin
Me njohjen e tipareve të ujit dhe me një “trick” të thjeshtë ju mund që një fontanë ta ktheni në diçka madhështore. Një tipar i modifikuar nga dizajneri i famshëm James Dyson është diçka që në pamje të parë duket shumë e pabesueshme.
Kjo fontanë është pjesë e një dizajni të përgjithshëm të kopshtit të quajtur “ Kopshti i Gabuar“ e krijuar nga Dyson në vitin 2003 për Chelsea Flower Show të shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës. Në dukje e pamundur por ju do të befasoheni kur të kuptoni që kjo fontanë e bën rrjedhjen e ujit përpjetë.
Si frymëzim i Dyson-it për fontanën e pazakontë ishte ilustrimi i M.C. Escher’s “Waterfall”, një ilustrim i njohur për rrymën e ujit që në dukje i thyen ligjet e fizikës. Shikuar në pamje të parë edhe fontana e Dyson-it duket se vepron në një vend ku nuk vepron gravitetit dhe nuk ka kontroll mbi rrjedhën e ujit. Një sasi e ujit me rrjedhje konstante rrjedh në sipërfaqet e gjata te të katër rezervarët trekëndore të ujit para derdhjes së pikave më të larta.
Sekreti mashtrues është i thjeshtë :në të vërtetë uji rrjedh edhe brenda dhe ndërmjet rezervarëve dhe lëviz nëpër hapjet e vogla në këndin më të lartë të rezervarit. Rrjedha që duket se po shkon “ lart” në të vërtet është duke u derdhur pas derdhjes në hapje, por iluzioni është aq efektiv saqë është shumë e vështirë të identifikosh mashtrimin edhe kur e sheh nga afër.
Uji aktualisht rrjedh mbi rezervarin ose mbrapa mbi rezervuarin. Flluska që ngrihen mbi rezervuarin e brendshëm të mbyllur japin iluzionin e ujit që rrjedh përpjetë.
You must be logged in to post a comment Login