Ndërtim
Britania kundër miratimt të Izraelit për ndërtimin e më shumë se 1 mijë shtëpi
Britania e dënoi “fuqimisht” miratimin e qindra njësive të reja të banimit për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar.
“Britania dënon ashpër avancimin nga autoritetet izraelite të planeve dhe tenderëve për njësitë e banimit në gjithë Bregun Perëndimor”, thuhet në një deklaratë nga Alistair Burt, ministri i shtetit për Lindjen e Mesme pranë Ministrisë së Jashtme të Britanisë.
“I bëjmë thirrje Izraelit t’i rishikojë këto propozime”, ka thënë Burt.
“Vendbanimet janë të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare dhe minojnë qëndrueshmërinë fizike të zgjidhjes me dy shtete”, ka shtuar ai.
Sipas raportimeve të mediumeve izraelite, autoritetet e vendit miratuan të enjten ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar.
“Planet që u miratuan përfshijnë ndërtimin e më shumë se 200 shtëpive në Oranit dhe më shumë se 50 në Petzael në Luginën Jordaneze”, raportoi e përditshmja izraelite Haaretz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Haaretz, njësi shtesë të banimit janë miratuar në vendbanimet Ariel dhe Alfei Menashe, të cilat ndodhen në veri të Bregut Perëndimor.
Haaretz shtoi se autoritetet izraelite po ashtu kanë miratuar plane për “qindra” njësi shtesë banimi në vendbanimet Kfar Adumim dhe Givat Zeev në Bregun Perëndimor.
Më herët këtë javë, Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman u zotua të miratojë ndërtimin e rreth dy mijë e 500 njësive të reja të banimit në gjithë Bregun Perëndimor të okupuar.
Sipas grupit izraelit për paqe, Peace Now, autoritetet izraelite kanë miratuar ndërtimin e gjashtë mijë e 742 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor në vitin 2017, që paraqet numrin më të madh që nga viti 2013.
Rreth gjysmë milioni izraelitë jetojnë aktualisht në më shumë se 100 vendbanime kolone hebreje të ndërtuara që kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor më 1967.
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë9 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj
-
Aktuale10 hours ago
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave